Çadra u vendos/ Basha dhe qindra protestues fillojnë qëndresën

0
191

Vazhdojnë qëndresën në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përfaqësues të Partisë Demokratike por edhe qytetarë të shumtë. Në ambientet e çadrës së ngritur para Kryeministrisë janë me qindra qytetarë të vendosur për qëndresën e tyre deri sa kjo qeveri të plotësojë kërkesat e tyre. Që janë ngritja e një qeverie teknike dhe siguria e zgjedhjeve të lira e të ndeshmë. Më herët Kreu i PD Lulzim Basha konfirmoi se nuk do të largohen nga sheshi derisa kjo qeveri të marrë fund.

“S’ka negocim politik, është një farsë, një kryeministër që është bërë njësh me kriminelët dhe Eskobarët e Ballkanit, jemi në prag të një kolapsi total të institucioneve demokratike. Qeveria teknike kushti i vetëm për zgjedhje të lira e të ndershme”, – tha Basha para gazetarëve.

Ndërkohë pritet zgjatja e çadrës për të zënë më shumë protestues. Brenda saj janë vendosur edhe stola për protestuesit, kjo pasi ditën e nesërme pritet që t’i bashkohen edhe protestues të tjerë./standard.al

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/10154977832344909/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here