Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka shpenzuar disa momente me nipin dhe mbesën e tij, Arabella dhe Joseph ditën e sotme përpara se të nisej në Karolinën e Jugut me avionin “Marine One”.
Ai lozte me fëmijët e vajzës së tij, Ivanka, në oborr të veshur me pallto dimri, përpara vizitës në Charleston-in verior. Ishte “Vajza e Parë”, vetë Ivanka, ajo që shpërndau fotot e dy fëmijëve të saj, 5 dhe 3 vjeç, që loznin me gjyshin e tyre. Ata bënë një ndalesë të shkurtër në Maryland, ku pjesë e udhëtimit ishte Presidenti dhe familja e tij sëbashku me shefin e Shtëpisë së Bardhë, Steve Bannon.
Presidenti Trump inauguroi për herë të parë avionin e ri Boeing 787—10 Dreamliner.
“Po shkojmë në Charleston të Karolinës së Jugut. Po shpenzoj pak kohë me Boeing-un e ri dhe do të bisedojmë për punë,” shkroi Trump në Twitter.