DETAJE/ Dosja e grabitësve të Rinasit shkon tek Krimet e Rënda

0
111

Prokuroria e Tiranës ka shpallur mos kompetencë për hetimin e grupit të strukturuar kriminal që grabiste paratë e bankave të nivelit të dytë në aksin Tiranë-Rinas.

Për pasojë, kjo prokurori i ka kaluar dosjen hetimore të deritanishme Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Deri më tani, katër persona kanë përfunduar në prangat e policisë dhe disa të tjerë janë shpallur në kërkim për grabitjen e mbi 6 milionë eurove.

Një ditë më parë (16 shkurt), Prokuroria e Tiranës zbardhi detaje rreth hetimeve dhe rolit të katër personave të arrestuar.

Sipas prokurorisë, shtetasi Fatjon Xhyliu, ish-punonjës i kompanisë private që transportonte paratë ka qenë në punë pranë kësaj kompanie, në kohën e vjedhjes me armë më 3 dhjetor 2015.

Ditën e ngjarjes, sipas prokurorisë, ai nuk ka qenë në punë.

Sipas dosjes hetimore, ky person nëpërmjet të arrestuarit tjetër Ditjon Memlika, është njohur me shtetasin Neim Avdulaj, i cili ka kërkuar bashkëpunim për vjedhjen e parave që do të transportoheshin për në Rinas nga kompania private e sigurisë.

Për informacionet e lëvizjes së parave, Xhyliu dhe Memlika do të paguheshin nga 100 mijë euro.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, shtetasi tjetër i arrestuar Ernest Kupa, dyshohet të jetë një nga autorët që janë përfshirë në grabitjen me armë.

Ndërkohë, Neim Avdulaj, ishte ndërmjetësi midis atyre që do të jepnin informacionin dhe atyre që do të kryenin aksionin e grabitjes në terren.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here