Edhe ish – kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ngiti në parlamentin çështjen e mungesës së kryeministri Rama në seancat e fundit plenare përgjatë një muaj. Topalli vuri në dukje edhe mungesën ministrave të LSI – së , duke theksuar se mazhoranca nuk ekziston më .
“Zonja Leskaj ka një problem real me kushtetutën dhe kemi një problem me mosekzistencën e qeverisë, ka tre javë që në karriget e ministrave nuk janë ministrat e partisë që janë në aleancë me PS – në dhe kryeministri ka një muaj që nuk vjen për të diskutuar dhe për t’iu përgjigjur deputetëve. Nuk ka rrugë tjetër përveç bërjen nga ana kryeministrit të një mocioni qeverisës, sepse këtu nuk ekziston mazhoranca. A mund të qëndrojë në këmbë një qeveri kur kryeministri nuk vjen,” tha Topalli.