Blushi: KQZ kërkon të nxjerrë jashtë zgjedhjeve LIBRA-n

0
166

Me një gjuhë të ashpër, kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka akuzuar mëngjesin e sotëm Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se po tenton të nxjerrë partinë e tij jashtë zgjedhjeve të 18 qershorit.

Sipas Blushit, pretendimi i këtij institucioni qëndron tek udhëzim sipas të cilit data referencë e regjistrimit nuk është dita e zgjedhjeve por dita e dorëzimit të listave të deputetëve. Me ironi, Blushi thekson se është e njëjta gjë sikur 1 prillin, ditën e gënjeshtrave, ta bësh 1 qershor me vendim KQZ-je.

MESAZHI I BLUSHIT
KQZ KERKON TË NXJERRË LIBRA JASHTË LIGJIT
Pabesisht KQZ ka propozuar një akt që kërkon të bllokojë pjesëmarrjen e LIBRA-s në zgjedhjet e ardhshme të 18 qershorit. Sipas Kodit Zgjedhor një parti e cila ka një mandat deputeti, gjashtë muaj përpara ditës së zgjedhjeve, mund të rregjistrohet në zgjedhje. LIBRA ka dy mandate deputetësh dhe e përmbush këtë kusht. Por KQZ ka propozuar një udhëzim sipas të cilit data referencë e regjistrimit nuk është dita e zgjedhjeve por dita e dorëzimit të listave të deputetëve. Pra jo 18 qershori por 28 prilli. Ky akt është totalisht i personalizuar dhe bëhet vetëm për të penalizuar LIBRA.Kjo është njëlloj sikur 1 prillin, ditën e gënjeshtrave, ta bësh 1 qershor me vendim KQZ-je. Natyrisht nuk është mendja e BIBAVE të KQZ por e bandës së Rilindjes. E kanë kot. LIBRA do shkojë në zgjedhje me cdo kusht dhe me cdo cmim pavarësisht nga Bibat, Bubat, Babat dhe Bebat e Rilindjes!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here