Prej kohësh përflitet për një ndarje mes modeles Adrola Dushi dhe partnerit të saj Adis Patushi.
Ish-Miss Shqipëria gjatë një interviste është shprehur se bashkimi i tyre në Amerikë është thjesht çështje kohe dhe dokumentacioni, por ky detaj duket se e ka ‘tradhëtuar’…ose Adrola e ka lënë vet të kuptohet një gjë të tillë.
Ajo ka postuar gjatë ditës së Shën Valentinit foto nga momentet e kaluara me shoqet e saj, Xhesika Berberi dhe Arselajda Buraku, po ashtu modele shqiptare, por asnjë dedikim për bashkëshortin. Madje ajo ka postuar një foto duke shkruar se shoqja e saj i ka dhuruar një trëndafil.
Po lulet nga bashkëshorti? Për më tepër, prej kohësh dyshja ka fshirë çdo foto që kanë bashkë në rrjetet sociale.