Ja lidhja mes maceve dhe skizofrenisë

0
191

Shkencëtarët kanë zbuluar një lidhje mes mbajtjes së maceve në shtëpi dhe sëmundjes së skizofrenisë.

Në një studim të publikuar nga “Schizophrenia Research” në shumicën e rasteve të studiuara, macet kanë qenë pjesë e familjeve ku më vonë janë diagnostikuar fëmijë me probleme mendore si skizofrenia.

Analiza e të dhënave të sëmurëve me skizofreni ka nxjerrë se të paktën 50.6 e tyre kishin pasur një mace në shtëpi gjatë fëmijërisë. Rezultatet e këtij studimi nuk janë të papritura për studiuesit e sëmundjeve mendore, pasi një hipotezë e tillë është ngritur që në vitin 1990, shkruan Shekulli.

Studiuesit “fajësojnë” parazitin njëqelizor Toxoplasma gondii, i cili gjendet te disa mace. Ata thonë se ky parazit futet në trurin e njerëzve, ku shkakton ciste mikroskopike. Në adoleshencën e vonë, ai aktivizohet, duke bërë që të shfaqen edhe shenjat e para të sëmundjes mendore.

Një në njëqind persona preket nga skizofrenia gjatë jetës së tij. Zakonisht kjo sëmundje diagnostikohet rreth moshës 15-35 vjeç.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here