“Nuk është ashtu siç duket”… foto shkakton humor në rrjetet sociale

0
67

Tashmë është kthyer në trend që fotot që krijojnë iluzione optike të pushtojnë internetin.

Këtë herë, bëhet fjalë për këtë imazh, ku shfaqen një grup të rinjsh në liqen dhe në sfond një vajzë, që në pamje të parë duket sikur nga mesi e poshtë nuk mban veshur asgjë.

Por nëse shikoni më me vëmendje, në fakt, fotoja thjeshtë është shkrepur në momentin e duhur, duke krijuar një iluzion optik, pasi në të vërtetë është dora e djalit që ka zënë pamjen.

Fotoja u postua në Imgur dhe nuk është e vështirë të merret me mend që është parë me mijëra herë, duke i bërë njerëzit konfuzë, por duke shkaktuar edhe mjaft humor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here