Foto/ 11 orë operacion për djalin që u masakrua nga nëna,mjekët: Iu operua mushkëria, mëlçia e shpretka dhe më vonë iu rindërtuan tendinat e gishtave

0
223

Ka zgjatur më shumë se 11 orë, operacioni i mjekëve për djalin e vogël 7 vjeçar të shqiptares Elida Zero e cila një ditë më parë e plagosi rëndë me thikë të birin e mitur dhe më pas u hodh nga kati i 8 i një pallati ku banonte. Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën në mëngjes në Torino. Sot mediat italiane raportojnë se fëmija ka dalë nga salla e operacionit të spitalit Regina Margherita.

Tani ai ndodhet në reanimacion dhe nën kujdesin intensiv të mjekëve pasi gjendja e tij paraqitet kritike dhe nuk e ka kaluar rrezikun për jetën.

Mjekët thonë se ai i është nënshtruar ndërhyrjeve të shumta kirurgjikale.

“Djalit iu operua në të njëjtën kohë kohë mushkëria, mëlçia dhe shpretka dhe më vonë iu rindërtua tendinat e gishtave të masakruara nga giodtitjet me thikë”- thonë mjekët.

Sakaq, mediat italiane kanë publikuar edhe foto të djalit dhe nënës së tij, 34-vjeçares me origjinë shqiptare, e cila thuhet se vuante prej kohesh nga depresioni dhe ndiqej nga nje psikolog.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here