Tiranë, tenton të grabisë kazinon me një pistoletë lodër

0
168

Një person ka tentuar të grabisë një kazino mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Mësohet tentativa për grabitje ka ndodhur tek një kazino pranë Selvisë.

Autori i dyshuar nuk ka arritur të marrë gjë pasi është goditur me grusht nga roja i sigurisë dhe është larguar me shpejtësi.

Gjatë kohës që është larguar, grabitësit i ka rënë pistoleta nga dora e cila rezultoi se ishte lodër.

Dyshohet se grabitësi është autor i disa grabitjeve të tjera në kryeqytet. Ende nuk dihet identiteti i tij, ndërsa policia në vendngjarje ka nisur hetimet.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here