‘Shpërthen’ Grida Duma, gafa që po bën xhiron e rrjeteve sociale (VIDEO)

1
909

Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun në PD, Grida Duma, është një nga zërat më me peshë në selinë blu.

Por të jesh potente në politikën e PD-së nuk do të thotë aspak të jesh e pagabueshme. Kështu ka ndodhur edhe sot.

Teksa thirri gazetarët në një deklaratë për mediat për të denoncuar lumin e drogës që po rrjedh nga Shqipëria drejt Italisë, Duma është emocionuar aq shumë sa duket se edhe atë vetë e ka zënë “droga”.

Duke folur për kapjen e një sasie prej 8 ton hashashi në Itali, që dyshohet të jetë nisur nga porti i Durrësit, Duma ka regjistruar para kamerave një gafë, që nuk e ka përsëritur një por plot dy herë, dhe me insistim madje.

“Perla” që Duma thotë është se droga është nisur nga aeroporti i Durrësit, si për të na treguar pikërisht atë moment kur mendja është në vend tjetër dhe goja flet për gjë tjetër.

“BalkanWeb” ju fton të shikoni për më tepër videon e plotë me gafën e Grida Dumës, që me shpejtësi po bëhet virale në rrjetet sociale.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here