Të kesh një vend në urban, është luks në Tiranë

0
245

 

Kohët e fundit për shkak të rritjes së çmimit të biletës është “rritur” edhe cilësia në urbanet  e kryeqytetit. Për shkak të cilësisë që është shumë e lartë, qytetarë të shumtë zgjedhin këtë mjet për të lëvizur. Kultura e të lëvizurit me urban është shtuar shumë dhe për këtë shkak krijohen radhë të gjata, për qytetarët të cilët dëshirojnë të lëvizin me këto mjete.

Fotoja që tregohet është shkrepur afër qendrës së Tiranës, edhe pse njerëzit janë larg përsëri në fytyrat e tyre duket një gëzim i madh kur shohin që pranë tyre kalojnë  urbanët. Kjo foto është realizuar një dit, pasi kryetari Erion Veliaj pas disa muajsh ecje me makinë zgjodhi që në një ditë të shkonte në punë me urbanë. Më saktë ishte kronika magjike e radhës, dhe si arsye dytësore ishte shkuarja në punë.

Qytetarët pasi panë që kushtet në urbanë ishin shumë të “mira” dhe nuk ishte shumë njerëz të gjithë treguan një interes për të udhëtuar me urban. Të gjithë u mahnitën nga pamjet e “rastësishme”,  tregohej që në urbanët e Tiranës kishte kushte shumë të mira. Por duke parë këto kushte të gjithë u drejtuan urbanit për të udhëtuar dhe tani të gjithë shpresojnë që të gjejnë një vend në urbane, sepse cilësia “e lartë” të bën që kesh dëshirë të lëvizësh me mjetet e transportit publik.

Megjithëse se shumë njerëz presin për urbanin, përsëri vonesat janë të shumta dhe ky shqetësim ka disa ditë që është prezent në Tiranë. Por cilësia “e lartë” bën që qytetarët të mos ngrenë zërin për një problem të “vogël” si vonesa, sepse pritja e tyre do të shpërblehet kur të hipin në urbanet me kushtet “më të mira në Evropë”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here