Çfarë duhet të hani për t’i shmangur dhimbjet para-menstruale?

0
185

Të  gjitha femrat para ciklit iu shfaqen problemet e para. Por  ka dhe mundësi që ti parandalojmë.

Ushqimet e duhura i furnizojnë me vlera ushqyese mungesat të cilat ndërlidhen me simptomat, ose veprojnë direkt në to.

Ushqimet djathore

Kalciumi është miku juaj! Shumë studime e kanë ndërlidhur nivelin e lartë të kalciumit me dhimbje të pakta të sindromës paramenstruale.

Prandaj, nutricientët e ndryshëm rekomandojnë të konsumoni sasi të mjaftueshme të kalciumit dhe vitaminës D.

Shafrani

Hulumtuesit iranianë kanë zbuluar se gratë të cilat kanë konsumuar shafran, kishin raportuar për më pak dhimbje paramenstruale brenda tri cikleve. Padyshim se për këtë duhen studime më të hollësishme, megjithatë fillimi është interesant.

Alkooli

Nëse veç nuk mund ta lini fare, të paktën zvogëlojeni sasinë e konsumimit sepse alkooli ‘ngatërrohet’ me nivelet e sheqerit në gjak, të cilat veç e keqësojnë mjerimin tuaj mujor. Alkooli i zvogëlon edhe rezervat e vitaminës B – të cilat besohet se janë të përfshira në prodhimin e neurotransmetuesve si serotonina (e cila nevojitet për ta rregulluar disponimin) dhe ka rol të rëndësishëm në shpejtimin e metabolizmit të progesteronit.

Të dy këta faktorë besohet se janë të përfshirë në parandalimin e dhimbjeve paramenstruale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here