Furra me mikrovalë përdoret pothuajse në të gjithë botën por pak e dinë që një pjesë e rëndësishme e saj ka qenë sekret ushtarak.Situata në Evropën e 1940-s ishte e dëshpëruar. Gjermanët përgatiteshin të pushtonin Britaninë ndërsa nëndetëset e tyre godisnin furnizimet amerikane.
Shtatorin e atij viti, një delegacion shkencëtarësh të rëndësishëm britanikë udhëtuan drejt Amerikës për të kërkuar ndihmë në zbatimin e disa zbulimeve sekrete, si llampa elektronike që mund të krijojë rrezatime mikrovalore, dhe që shërbente për të ndërtuar radarë më të mirë, shkruan standard.al.Një tub i quajtur zgavër magnetron bëri që radarët të bëjnë dallimin mes avionëve dhe nëndetëseve duke mundësuar ndryshimin e situatës ushtarake.
Ndërsa kursi i luftës po ndryshonte, magnetroni ndryshoi edhe mënyrat e gatimit në kuzhinë në mbarë botën duke sjellë mikrovalën e sotme.
Një grup shkencëtarësh ushtarakë dhe civilë nga Britania, Amerika dhe Kanadaja u mblodhën kohët e fundit në Uashington për të përkujtuar misionin që solli sekretet në Shtetet e Bashkuara. Ata rikonfirmuan angazhimin për bashkëpunim në kërkimin e teknologjive të reja që mund të aplikohen në jetën e përditshme.
Ndoshta, një prej këtyre zbulimeve do të ndryshojë kursin e ngrohjes globale në të njëjtën mënyrë sikurse magnetroni solli ndryshimin e kursit të Luftës së Dytë Botërore./standard.al.