Pavarësisht mitit se seksi i mirë ndodh vetëm me një mashkull që ka një penis me ereksion të fort gjatë gjithë kohës, një grua në Reddit thotë se seksin më të mahnitshëm në jetën e saj e ka pasur me një mashkull që penisin e kishte të butë gjatë gjithë kohës.
Në shkrimin e saj tregon se fillimisht kishte hezituar kur e kishte parë që djaloshi nuk kishte pasur ereksion, por gjithsesi kishte vazhduar dhe kishte zbuluar që kishte qenë përvoja më e mirë në jetën e saj.
“Ia ka vlejtur, pavarësisht se penisi i tij kishte qenë i butë gjatë gjithë kohës. Unë kurrë nuk jam ndjerë më e admiruar dhe më seksi më parë. Ai buzëqeshte gjatë gjithë kohës kur më prekte, në çdo vend… Ai sigurohej se unë kënaqesha edhe me vetveten herë pas here”, ka shkruar ajo.
Gruaja ka treguar se kishte qenë hera e parë që kishte ndodhur diçka e tillë dhe kishte pritur se do të ndjehej e turpëruar, pasi që mendonte se ishte faji i saj që ai nuk kishte ereksion.
“Komfortin dhe dashurinë që e kam ndjerë nga ky mashkull ka qenë i mahnitshëm, dhe këtë eksperiencë nuk do e ndërroja me asgjë tjetër”, ka shtuar ajo.