Procesi i Vettingut/ Zyrtarja që do “shkundë” drejtësinë, takon Ramën e Metën

1
199

Ka mbërritur në Tiranë Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, drejtoresha e zgjerimit ne Komisionin Europian Genoveva Ruiz Calavera, e cila është shefja e Operacionit Ndërkombëtar te Monitorimit dhe 3 anëtare te këtij misioni, të cilët janë nga Gjermania, Italia dhe Austria ne mbrëmje arrijnë ne Shqipëri. Sot ajo në një takim informal me gazetarët ka njoftuar se Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, sa i takon çështjes së vetingut, do të ketë rol vetëm këshillues dhe jo vendimarrës. “Do jemi të rreptë në zbatimin e kritereve të ligjit, nëse do ketë rrjedhje informacioni nga punonjësit tanë, ata do largohen menjëherë. Me të mbaruar afati i dorëzimit të aplikimeve te Avokati i Popullit, do fillojmë nga puna për të parë dosjet e secilit kandidat. Pak javë më vonë pritet të vijë edhe pjesa tjetër e stafit që do kompletojë gjithë OMN”, tha Genoveva Ruiz Calavera. Më herët ajo ka pasur edhe një takim me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Kuvendit Ilir Meta, por edhe me ambasadorët e SHBA dhe BE në Tiranë, Donald Lu dhe Romana Vlahutin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Moj shefe mos u genje nga fjalet e bukura te shqipetareve,bej punen e analizo fitimet jo vetem te gjyqtareve POR TE QEVERISE,SHEFIT,ENEPUNESVE TE MEDHEJ,DMTH PESKAQENEVE.!!!!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here