Gjirokastër, pranga 3 të rinjve fqinj, vidhnin banesa dhe lokale

0
154

Tre  të rinj të moshave 15-20 vjeç në Gjirokastër  janë vënë  në prangat e Policisë nën akuzën e vjedhjes së disa banesave dhe lokaleve.

Është kryer arrestimi i tre të rinjve fqinjë, të tre banues në lagjen “Zinxhira” në Gjirokastër. Janë arrestuar Kristo Ajdini, 20 vjeç, A.A., 15 vjeç dhe K.Xh., 16 vjeç. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kanë kryer një sërë vjedhjesh.

Deklarata e Policisë:

Në datë 24.01.2017, shtetasit e mësipërm kanë vjedhur 12.000 (dymbëdhjetë mijë) lekë, 50€, disa paketa cigaresh, disa shishe me pije alkoolike dhe disa artikuj të tjerë ushqimor në lokalin e shtetasit O.I, në lagjen “18 Shtatori”.

Në datë 02.02.2017 këta shtetas kanë vjedhur 7 steka me cigare, 30€, 3.500 (tre mijë e pesëqindë ) lekë si dhe disa artikuj të tjerë ushqimor në lokalin e shtetasit K.V. , në Lagjen “18-Shtatori”, Gjirokastër.

Në datë 07.02.2016 këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur 7 bateri makine, një aparat karikimi baterish, rreth 5 kg materiale alumin, një troko si dhe disa sende të tjera.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here