Arrestohet në Holandë atentatori i Florenc Çapjes në mes të Elbasanit

0
224

I dyshuari si atentatori i fisit Çapja në Elbasan është arrestuar disa ditë më parë. Ndalimi i tij është bërë i mundur 6 ditë më parë në Holandë. Ai është 19-vjeçari Shkëlzen Hasanpapaj, një nga të dyshuarit për atentatin ndaj Florenc Çapjes në Elbasan në qershor të 2016.

Në këtë ngjarje u plagos miku i Çapjes, Bledar Muça, si dhe një punonjëse policie e cila ishte rastësisht aty. Hetimet e policisë bazuar edhe në pamjet e kamerave të sigurisë së një biznesi aty pranë qartësuan, pamjen fizike të një prej të dyshuarve.

Ai përputhej me një person që sipas policisë është identifikuar fillimisht në rrugë operative. Po ashtu hetimi i mëtejshëm i policisë, bazuar në deklarime dhe ballafaqime të dhënash e dëshmish, provoi autorësinë e të dyshuarit.

Madje për të mësohet se policia ka prova të rëndësishme që dokumentojnë praninë në vendin e ngjarjes me 6 maj të vitit të kaluar në Elbasan.

Arrestimi i të dyshuarit mund të sillte zbardhjen e atentatit të 6 majit, por edhe një zbardhje të serialit të hakmarrjeve mes familjeve Çapja dhe Mema në qytetin e Elbasanit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here