Arrestohen me drogë në Itali, 2 shqiptarët habisin polocinë. Ja ku e kishin fshehur drogën

0
291

Drogë e fshehur në bebelinat e djalit të porsalindur të shpërndarësit. Karabinierët e Pontederas kanë kapur 31-vjeçarin Elton Gegiçi, me origjinë shqiptare dhe banues në Fornacette bashkë me bashkëshorten 20-vjeçare, ndërsa merrte një dozë kokaine të fshehur tek fëmija për t’ia dhënë një blerësi të ri.

 

Shitja u bë në një bar në Calcinaia, ku karabinierët kanë bërë një kontroll me ndihmën e qenve antidrogë.

4 patrulla të forcave ushtarake kanë mbajtur nën vëzhgim 31-vjeçarin Gegiçi dhe shokun e tij Ledio Pllumi, 41 vjeç. Dy patrulla në gjurmë të Gegiçit që ishte bashkë me partneren e tij 20-vjeçare që mbante në krah djalin e vogël. Dy të tjera në Cascina, ku Pllumi ishte postuar.

Blici i policisë u zhvilluar pasditen e djeshme kur Gegiçi, i njohur në zonë me nofkën “Toni”, u pa ndërsa i jepte dozën e kokainës një të riu.

Shqiptari u rrethua menjëherë dhe u vu në pranga. Në të njëjtin moment, efektivët që ishin në Cascina nuk e kanë humbur nga sytë shqiptarin tjetër Pllumi, që i informuar nga një bashkëpunëtor i tretë u nis me shpejtësi maksimale për në shtëpinë ku banonte bashkë me bashkëkombasin dhe partneren e tij të re.

Kur hyri në shtëpi, ku me siguri do merrte drogën e fshehur në dollap për ta fshehur në një vend tjetër, kanë mbërritur edhe karabinierët që e kanë bllokuar dhe kanë kontrolluar apartamentin imtësisht. Të fshehur në një dollap, karabinierët kanë gjetur 72 doza kokainë, në total 60 gramë dhe material për shpërndarjen dhe paketimin e dozave.

Kështu edhe Pllumi u vu në pranga. Të dy shqiptarët u transferuan në burgun e Pizas me akuzën për shpërndarje droge.

Karabinierët ishin në gjurmë të dy shqiptarëve prej kohësh. Dyshonin se bënin pjesë në rrjetin e shpërndarësve të drogës por prisnin momentin e duhur për të ndërhyrë.
Sipas karabinierëve, Gegiçi përdorte djalin e vogël për të transportuar drogën që shpërndante dhe për të mos rënë në sy.bw

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here