VIDEO/ Gjysmë të zhveshur, me whisky e kokainë, si u kapën në hotelet e Tiranës prostitutat me klientët

0
220

Policia e Tiranës në bashkëpunim me SH.Ç.B.A dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka finalizuar Operacionin “Free Taxi” kundër “Shfrytëzimit të femrave për prostitucion”.

 

Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar 11 persona, ndërsa 10 janë në procedim penal. Mes të arrestuarve janë 6 femra dhe 1 polic.

 

Të arrestuarit frekuentonin kryesisht hotele në zonën e liqenit, Kasharit dhe Kombinatit. Policia ka zbarkuar në një hotel, ku duken vajzat gjysmë të zhveshura se bashku me klientët si dhe një sasi lënde narkotike.

Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë dhe ndaluar shtetasi/ shtetaset:

1. Fllanxe.A ,37 vjeçe, lindur në Dibër, me shtetësi Maqedonase dhe banuese në Tiranë. Arrestuar për veprën penale të “Shfrytëzimit të Prostitucionit”, parashikuar nga neni 114 i K.penal, me preçedent të mëparshëm penal për të njëjtën tendence kriminale.

2. Ambra .I, 21 vjeçe lindur dhe banuese në Tiranë, e dënuar më parë për të njëjtën veper penale. Arrestuar për veprën penale të “Shfrytëzim Prostitucionit” parashikuar nga neni 114 i K. Penal

3. Anxhela Xh, 36 vjeçe ,banuese në Tiranë. Arrestuar për veprën penale të “Prostitucionit “dhe “Shfrytëzim Prostitucioni”,parashikuar nga nenet 113 dhe 114 të Kodit Penal.

4. Maringlen Ahmetaj, vjeç 33 banues në Tiranë, “TAKSIST ”. Ndaluar për veprën penale të “Shfrytëzim Prostitucionit”,dhe “Shitjes narkotikëve”parashikuar nga nenet 114 dhe 283 te K. Penal.

5. Arben Bici,36 vjeç ,banues në Tiranë, “TAKSIST ”. Ndaluar për veprën penale të “Shfrytëzim të Prostitucionit në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 114 dhe 25 i K.Penal.

6. Përparim Kola,41 vjeç ,lindur në Pukë dhe banues në Tiranë, “TAKSIST”. Ndaluar për veprën penale të ” Mos kallzimit të krimit”parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

7. Kujtim Karamuça,50 vjeç, lindur në Librazhd dhe banues në Tiranë,“ TAKSIST ”. Ndaluar për veprën penale të ” Shfrytëzimit të Prostitucionit “dhe Shitjes së narkotikëve, parashikuar nga nenet 114 dhe 283 te Kodit Penal.

8. Lendi Stefani, 47 vjeç lindur dhe banues në Tiranë .Arrestuar për veprën penale “Përshtatja e ambjenteve për përdorim droge” parashikuar nga neni 285/a i Kodit Penal.

9. Gjergji Rusa, 24 vjeç,lindur dhe banues ne Tiranë.Arrestuar për veprën penale të“Prostitucionit”, neni 113 i K. penal.

10. Albion Todri, 32 vjeç ,lindur ne Berat dhe banues ne Tiranë .Arrestuar për veprën penale “Shitje, prodhim narkotikësh” dhe “prostitucion” parashikuar nga neni 283 dhe 113 i Kodit Penal.

11. Elton Shtrepi, 32 vjeç, banues në Tiranë me detyrë punonjës policie. Ndaluar për veprën penale të” “Ushtrimi i ndikimit të autoritetit të paligjshëm ” Shfrytëzim prostitucioni kryer në bashkëpunim , dhe Moskallëzim krimi”, parashikuar nga nenet 245/1, 114 / 25 dhe neni 300 i Kodit Penal .
Janë proçeduar në gjëndje të lirë shtetasit:

1. E.S ,37 vjeç banues në Tiranë, proçeduar për veprën penale të “Prostitucionit”.

2. G. K, 41 vjeç lindur dhe banues në Tiranë, proçeduar për veprën penale të “Prostitucionit”.

3. A.B, 33 vjeç lindur në Dibër dhe banues në Tiranë. Proçeduar për veprën penale të “Prostitucionit”.

4. R.D, 32 vjeç lindur në Dibër dhe banues në Tiranë. Proceduar për veprën vepren penale të “Prostitucionit”.

5. O. P, 26 vjeçe, lindur në Fier dhe banues në Tiranë. Proçeduar për veprën penale te “Prostitucionit”.

6. I. Gj, 28 vjeçe, lindur dhe banuese në Elbasan. Proçeduar për veprën penale të “Prostitucionit”.

7. J.S, 35 vjeçe , lindur ne Durres dhe banuese në Tiranë. Proçeduar për veprën penale të “Prostitucionit”.

8. A.B ,28 vjeçe, lindur dhe banues në Elbasan.Proçeduar për veprën penale të “Prostitucionit”.

9. M. T, 22 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë.Proçeduar për veprën penale të “Prostitucionit”.

10. G. H ,32 vjeçe banuese në Tiranë .Proçeduar për veprën penale të “Prostitucionit”.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi :

• M .K ,banues në Tiranë i dyshuar për veprën penale të “Shfrytëzimit të Prostitucionit”, parashikuar nga neni 114 I Kodit Penal.

Arrestimi si dhe procedimi në gjendje të lirë i këtyre shtetasve u bë pas një hetimi disa mujor nga Seksioni kundër Trafiqeve të Paligjshme.

Përmes veprimeve proçeduriale duke përdorur dhe metoda speciale Policia e Tiranës ka dokumentuar aktivitetin kriminal të shtetasve të sipërpërmendur, të cilët në kohë dhe zona të ndryshme në qytetin e Tiranës kanë shfrytëzuar, ndërmjetësuar për prostitucion me qëllim përfitimi shtetaset e rekrutuara për të ushtruar këtë veprimtari të paligjshme.

Shtetaset Ambra I, Fllanxe. A , dyshohen se rekrutonin vajza të moshave të ndryshme për të ushtruar prostitucion dhe klientet siguroheshin prej organizatorëve.( taksistët)
Shuma per çdo klient shkonte nga 50 në 150 euro.

Aktiviteti i tyre kriminal kamuflohej dhe lehtësohej nëpërmjet aktivitetit si taksist duke bërë të mundur transportimin e vajzave që ushtrojnë prostitucion në Hotele dhe ambjente të tjera (që njësohen me to), për të kryer prostitucion.

Gjithashtu dyshohet se këta shtetas në disa raste kanë siguruar dhe lëndë narkotike të llojit kokainë, të cilën ua shisnin klientëve.

Nga arrestimet e bëra në disa prej ambienteve jane konstatuar lëndë narkotike e llojit kokainë ne disa porcione ku jane sekuestruar disa doza kokaine dhe mjete për përdorim të lëndëve narkotike.

Gjithashtu, gjatë operacionit janë sekuestruar :

• 3 automjete taksi,
• 18 aparate telefonike,
•50000 lek të reja,si dhe 4 doza kokainë.

Dy prej shtetaseve të cilat dyshohen të jenë shfrytëzuar për prostitucion gjatë kësaj periudhe janë akomoduar dhe do të trajtohen pranë një qëndre pritëse me qëllim marrjen e një pakete shërbimesh si dhe rehabilitimin dhe nxjerjen e tyre nga ky rrjet shfrytëzimi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here