Publikohen dokumentet për pronarin e UET: 650 mijë USD tatime pa paguar

0
404

Faqja ‘Ne Shqipëria’, një komunitet në Facebook ku flitet për mbrojtjen e interesit publik, ka ekspozuar disa dokumente që flasin për detyrimet fiskale të pronarit të Universitetit Europian të Tiranës, zoti Henri Çili.

‘Ne Shqipëria’ thotë se:

16601879_1535979353097694_5107255337656794959_o

Detyrimet e regjistruara në Tatime për UET, data 3 shkurt 2017

Biznesmeni Henri Çili, pronar i Universitetit Europian të Tiranës u detyrohet Tatimeve 650 mijë USD. Zoti Çili një mbështetës i flaktë i reformës në arsim dhe përfitues i drejtpërdrejtë prej saj, nga reforma, duket se po përfiton edhe nga bujaria e qeverisë, në shmangien e detyrimeve tatimore, që ka biznesi i tij. Një dokument i Zyrës Rajonale të Tatimeve ka zbuluar se deri në datën 3 Shkurt 2017, universiteti i Çilit kishte rreth 68 milionë lekë detyrime të papaguara, një shumë e përafërt me 650 mijë USD.

Më tej ‘Ne Shqipëria’ krahason detyrimet e Çilit me qiranë që ai paguan për godinën e universitetit. Sipas dokumenteve të publikuara, rezulton se borxhi në tatime i Çilit është sa qiraja e dy viteve që ai paguan për godinën.

Ne Shqipëria’ interpreton:

Kjo shumë është e barabartë me qiranë e 2 viteve, që paguan Çili për godinën e Universitetit, çka nënkupton se qeveria jo vetëm që i ka krijuar avantazhe me rekrutimin e studentëve me fonde publike nga reforma, por Çili përfiton dhe lehtësi fiskale të rëndësishme, aq sa mund të shuajë barrën e qirasë për dy vjet.

Një tjetër dokument i kompanisë audituese “Deloitte&Touche”, e cila ka audituar financat e UET për vitin 2015, zbulon se edhe në vitet paraardhëse, Çili ka pasur detyrime të papaguara në tatim

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here