Meta flet për herë të parë për shkarkimin e Manjanit: Me Ramën, ai nuk…

0
248

Kreu i LSI-së, Ilir Meta komentoi sot në emisionin “Top Story” të Sokol Ballës arsyet e shkarkimit të ministrit të tij, Ylli Manajni. Meta e mbështeti atë, kur tha se disa kritika i kishte të drejta, si ajo për kanabisin, por shtoi se Manajni nuk kishte gjetur rrugën e duhur për të shtruar këto shqetësime.

“Kam bindjen time se duhet të jetë raport bashkëpunues. Jam për qeveri kolegjiale, që ministrat t’i shprehin mendimet, jam për funksionim në ekip, i inkurajoj për bashkëpunim. Në rastin konkret ka pasur një marrëdhënie të vështirë mes Manjanit dhe Ramës dhe kjo u duk se nuk ndihmonte funksionimin në të mirë të publikut. Disa çështje që ai ka ngritur në publik si për kanabisin, jo se nuk qëndrojnë, por kur kërkon ngritjen e ushtrisë, duhet më parë ta ngrejë çështjen në tryezë politike të koalicionit. Mund të ketë pas shqetësime të drejta, por rruga institucionale është më e mira”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here