Ka një mesazh për ty/ I fejuari i kërkon bashkëshortes të ndërpresë shtatëzaninë, arsyeja… (Video)

0
486

Iliada po përjeton shtatëzaninë që e kishte dëshiruar aq shumë. Por i fejuari i saj, për një arsye shumë të fortë i kërkon ta ndërpresë. Ajo zgjodhi programin “E Diela Shqiptare” dhe rubrikën “Ka një mesazh për ty” për të rrëfyer këtë shqetësim të saj dhe ka ftuar pikërisht të fejuarin në këtë studio. Që në moshën 2-vjeçare prindërit kanë kuptuar që Iliada kishte lindur me probleme në zemër. Nga ekzaminimet e shumta doli që ky problem nuk ishte i një shkalle të lartë. Shqetësimet për këtë problem ndodhin gjatë periudhës së shtatzanisë. Ajo vetë ka mbaruar studimet për infermieri dhe di shumë gjëra për problemin e saj.

“Pasi kisha lexuar literaturën, shkoj tek kardiologu im për ta pyetur më konkretisht. Ai më thotë pse do t’i ndërlikosh gjërat? Ai më thotë që është shumë e vështirë në rastin tënd, në mënyrë kategorike ta ndaloj.”

Kur doktori kardiolog i thotë këto gjëra, ajo i tregon nënës në lidhje me këtë problem. Nga ana e saj nëna e inkurajonte, që sot për të pasur një fëmijë nuk është e vëshirë edhe mund të birësosh një të tillë.

Kur në jetën e saj u shfaq Klodiani, sot i fejuari, zgjodhi t’i tregojë çdo gjë për veten duke përfshirë këtu edhe defektin që kishte në zemër. Ai e pranoi ashtu siç ishte dhe nuk përbënte aspak problem një gjë e tillë, pasi dashuria mbi të gjitha. Në korrik të 2016 Iliada humbi nënën në moshën 59-vjeçare. Sakaq, në tetor të po këtij viti, pikërisht në muajin e ditëlindjes së nënës, brënda trupit së saj po rritej një krijesë e vogël.

“Për mua kjo do të thotë shumë, është si një bekim. Shkova tek mjeku kardiolog për t’u konsultuar dhe të nesërmen më kthen përgjigje negative, që të ndërpres shtatëzaninë.

Po Klodi do?

Jo nuk do, sepse do jetën time pikë së pari. Më pas ndodhën disa gjëra tjera, pasi unë isha në kërkim të një mjeku që të thoshte se do ta marr unë përsipër këtë rast. Mjeku kardiolog më orienton në një mjek tjetër, që të bëja një konsultë, por pa asnjë shpresë. Ky mjek më thotë që studimet e 2015 kanë treguar, që personat si ti mund të bëjnë një jetë normale dhe ka pasur shumë nëna që i kanë përballuar shtatëzanitë madje kanë bërë edhe lindje natyrale. Kur më tha këtë gjë, m’u duk sikur kisha të gjithë botën në dorë. Doktori konsultohet me kardiologun dhe ky i fundit më thotë, që do të jemi gjatë gjithë kohës në kontakt dhe në rast se has probleme, ose mund të bëhet lindje e parakohshme, ose lindje në kohën e duhur.

Po Klodi çfarë thotë për të gjithë këtë histori?

Në fakt Klodi është problemi kryesor tani. Në fakt mjekët thanë që do të bëhen këto vizita, por kostot janë shumë të larta dhe si unë, si ai nuk jemi të përgatitur për këtë gjë sepse edhe shtatëzania ndodhi fare papritur. Unë e kuptoj shumë sepse Klodi në plan të parë vë jetën time, por një forcë e brendshme më thotë që atë veprim mos ta bëj, por as unë vetë nuk e mendoj një gjë të tillë. Jam shumë e vendosur për ta çuar përpara këtë shtatëzani.

Ti sot ke thirrur Klodin?

Po! Sepse shpeshherë ka pasur edhe debate, pikërisht për këtë gjë.

Klodi merr mesazhin dhe pranon të jetë i pranishëm në studio. Ai kishte një parandjenjë që ana tjetër e murit ishte pikërisht dashuria e tij Iliada. Ajo i rrëfen mesazhin dhe i kërkon që të mos e pengoj në këtë shtatëzani, pasi për çdo gjë do t’ia dalin të dy bashkë. / tvklan

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here