Muri në Mitrovicë hiqet nesër, marrëveshja u nënshkrua edhe nga serbët (Dokumenti)

0
162

Janë bërë më shumë se dy muaj kur në veri të Mitrovicës është ndërtuar një mur ilegal pa lejen e institucioneve të Republikës së Kosovës. Mirëpo, këta të fundit, në koordinim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe BE-në kanë firmosur përfundimisht nënshkrimin për rrënimin e tij.

Indeksonline ka siguruar dokumentin në të cilin është pararparë heqja e këtij muri ilegal. Firmosjen për largimin e tij e kanë bërë edhe serbët e veriut, respektivisht kryetari Goran Rakiç dhe Branimir Stojanoviç. Ndër të tjera, aty thuhet se palët kanë rënë dakord për heqjen e strukture ekzistuese dhe zbatimin e një projekti të ardhshëm.

“Me 4 ose 5 shkurt duhet të rrënohet objekti. Të dielën do të bëhet largimi i strukturës ekzistuese”, thuhet në vendimin e nënshkruar në orën dy pas mesnate.

Ndërkohë është paralajmëruar se ndërtimi i projektit të ri do të nisë me 7 shkurt. “Drejtoria e urbanizmit në veri do ta lëshojë lejen e ndërtimit në përputhje me pikën III të këtij vendimi”.

dokumenti per murin

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here