Djali 3-vjeçar i kёngёtarit Michael Buble dhe aktores Luisana Lopilato ёshtё sёrish i shёndetshёm, sipas fjalёve tё motrёs sё aktores.
Gazetari argjentinas Tomas Dente thё pёr emisionin televiziv “Nosotros a la mañana” se pas njё bisede me motrёn e aktores, Daniela Lopilato ajo i tha se “sёmundja e keqe ёshtё larguar”. Ai lexoi mesazhin qё ajo i kishte dёrguar, pasi e kishte kontaktuar pёr tё mёsuar mё shumё rreth gjendjes sё vogёlushit Noah.
Gazetari lexoi fjalё pё fjalё mesazhin pёr tё mos humbur as njё presje: “Po, Noah po shёrohet dhe jemi jashtёmase tё gёzuar pёr kёtё. Prindёrit e tij do tё flasin kur tё duan”. Gjithashtu ai shtoi se ka edhe njё fjali tjetёr qё ёshtё shumё e bukur, tё cilёn e ka dёgjuar njё koleg i tij, ajo ёshtё “Sёmundja ёshtё larguar”.
Ndёrsa motra e kёngёtarit ka insistuar se ёshtё nё dorё tё prindёrve tё vogёlushit tё flasin kur tё duan pёr gjendjen e djalit tё tyre.
Michael dhe Luisiana konfirmuan nёntorin e vitit tё shkuar sёmundjen e rёndё tё djalit tё tyre 3-vjeçar. Qё atёherё ata u tёrhoqёn tё dy nga angazhimet profesionale pёr t’iu pёrkushtuar totalisht kurёs sё vogёlushit dhe falё Zotit ia dolёn.