Basha: Do kthejmë investimet, fasadat s’prodhojnë mirëqenie

0
155

 

Basha

Kryeopozitari Lulzim Basha do të zhvillojë ditën e sotme një takim me një grup investitorësh italianë, ku në fokus do të jenë propozimet ekonomike për të ardhmen e vendit. Ka qenë vetë kreu i PD-së, Basha ai që njoftoi për takimin përmes një mesazhi në ‘FB’.

Ai tha se PD është e vendosur dhe e përgatitur që të kthejë punën dhe investimet në vend, pasi sipas ti fasadat nuk prodhojnë mirëqenie.

“Sot do të takohem me një grup prej rreth 90 investitorësh italianë, shumica prej të cilëve kanë ardhur nga Italia me interesin për t’u njohur me propozimin tonë ekonomik për të ardhmen. Bashkë me sipërmarrësit do të jenë senatori Paolo Romani, ish Ministër i Zhvillimit Ekonomik dhe sentori Mario Mauro, ish-Ministër i Mbrojtjes së Italisë. Do të bashkëbisedojmë për vizionin dhe politikat ekonomike që ne do të ndërmarrim pas zgjedhjeve të 18 qershorit. Ne jemi të vendosur dhe të përgatitur të kthejmë punën dhe investimet në vend. Fasadat nuk prodhojnë mirëqenie. Fabrikat, hidrocentralet, rrugët, investimet e huaja krijonë punësim, zhvillim dhe mirëqenie.”, tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here