Të sfidosh vdekjen. Është ky momenti i frikshëm i këtij të riu në një stacion metroje në Rusi, teksa treni është vetëm pak metra larg tij.
Ai hidhet në krahun tjetër të trasesë, teksa fytyrën e ka të mbuluar me një shall. Identiteti i adoleshentit nuk është bërë i njohur, shkruan standard.al.
Momenti i kërcimit nga një platformë në tjetrën është bërë në stacionin Polezhaevskaya, në kryeqytetin rus dhe filmimi është marrë nga kamerat e sigurisë.
Videoja është parë rreth 75 000 herë, por shumë shikues mendojnë nëse ky është apo jo një kërcim i vërtetë../standard.al