LLalla: Ish-funksionarë të sigurimit të shtetit hartues të reformës në drejtësi, u zgjodhën nga Lu e Vlahutin

0
229

Pas përplasjes publike mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ambasadës Amerikane, kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, i ftuar këtë të enjte në studion e emisionit “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu.

Ka qenë Donald Lu i cili ka hedhur akuza kundër Prokurorisë dhe prokurorit Llalla.

I pyetur nga gazetari se pse u soll kaq ashpër me ambasadorin Lu dhe cilat kanë qenë arsyet që Lu deri atë deklaratë, kryeprokurori Llalla u shpreh se përplasjet mes tij dhe ambasadorit  Lu kanë të bëjmë me reformën në Drejtësi dhe më konkretisht me ideatorët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.  Sipas, Llallës Lu, ka ardhur në Shqipëri dhe po shtiret sikur është drejtues shteti apo guvernator, ndërkohë që ai ka një post tjetër.

Në përgjithësi në takimet që kam pasur me ambasadorin dhe grupet e ekspertëve ne kemi shfaqur mendimet si do të veprojë institucioni i prokurorisë. Debati i parë lidhej me Byronë kombëtarë të hetimit.ishin një sërë arsyesh, mënyra si mendohet te funksiononte institucioni. ideatorë ishin punonjës së sigurisë së shtetit.

Fevziu:Ku dhe si e keni penguar reformën në drejtësi dhe jeni apo jo kundër?

Llalla: Së pari dua ta nis me deklaratën e sotme të ambasadorit Lu në një takim ku unë nuk isha i pranishëm dhe me njoftojnë në mënyrë të papritur se ambasadori kishte bërë publikë deklarata ku më akuzonte mua.

Fevziu:Ju keni pasur takime të tensionua në zyrën tuaj apo të ambasadorit. Keni pasur përplasje?

Llalla:Në zyrën time është krejt normale të bëhen diskutime për mënyrën sesi do të pozicionohet institucioni i Shqipërisë pas kësaj reforme. Është mendimi ndryshe.

Fevizu: Pse ishit i befasuar nga deklarata e Lu, ku ai ka thënë se ka njerëz që po tentojnë ti dalin kundër reformës?

Llalla: Lu i ka bërë këto deklarata jo në praninë time.

Fevziu: Nuk ishit vënë në dijeni se ambasadori është i pakënaqur me ju?

Llalla: Duhet të jemi të qartë çdo ambasador nuk është guvernator i Shqipërisë. ai është thjesht një ambasador dhe duhet të mbajë pozicionin e tij. Ai nuk duhet të shtiret si drejtues shteti, por të mbaje pozicionin që i takon

Fevziu: Cila ka qenë pakënaqësia konkrete e ambasadorit amerikan?

Llalla: Në përgjithësi në takimet që kemi patur ne kemi patur mendimet tona për mënyrën se si do funksiononte prokuroria . Debati i parë ka qenë për funksionimin e Byros së Hetimit.Ish funksionarë të sigurimit të shtetit kanë bërë reformën e drejtësisë

Fevziu: Pse keni kërkuar të konfiskoni serverin e ILDKPIK?

Llalla: Nisur nga rastet konfliktit të interesit të 3 deputetëve që kanë përfituar tendera në kohën kur kanë patur mandate kemi kërkuar sekuestrimin e serverit të Ildkpik në funksion të hetimit që po kryhej. Prokurori I çështjes ka  gjykuar se është I nevojshëm për shkak të hetimit. Duhet të jemi të qartë se ILDKPIK është institucion i transparencës.Fakti që ne kërkuam sekuestrimin u ankimuan  nga ILDKPIK në gjykatë. Gjyqtari përkatës që mori vendim për të anulluar vendimin e sekuestrimit , bashkëshortja e tij punon në Ambasadën Amerikane.

Fevziu: Si e shpjegoni që asnjë zyrtarë asnjë njeri me pushtet të fuqishëm nuk është dënuar në këtë vend.

Llalla: Nuk është vetëm z.Ksera që është dënuar në këtë vend por dhe zyrtarë të tjerë.

Fevziu: Ylli Manjani deklaroi pas shkarkimit disa akuza të forta a keni ju ndonjë reagim?

Llalla:Pas deklarimit të Manjanit është regjistruar procedim penal për akuzat e ngritura nga ana e tij. Hetimit do I shkojmë deri në fund./klan

Në përditësim…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here