Pengmarrje në Tiranë, dy persona kanosin 41-vjeçarin. Ja shkaku

0
178

Policia e Tiranës bën me dije se ka arrestuar shtetasin Erjon Basha, 32 vjeç, banues në Tiranë dhe ka proceduar në gjendie të lirë Q. Basha, 71 vjeç.

Sipas policisë, këta të dy në Rrugën “Sami Frashëri”, kanë mbajtur pa dëshirën e tij, shtetasin D. P., 41 vjeç, duke mos e lejuar të dalë nga dyqani i tij, deri në momentin e kthimit të shumës monetare prej 7000 Lekësh, shumë të cilën ky shtetas i detyrohej shtetasve të lartë përmendur.

Njoftimi i policisë

Më datë 31.01.2017, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 3, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit, Erjon Basha, 32 vjeç, banues në Tiranë, si dhe procedimin në gjendie të lirë të shtetasit, Q. Basha, 71 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasit e lartë përmendur më datë 31.01.2017, në Rrugën “Sami Frashëri”, kanë mbajtur pa dëshirën e tij, shtetasin D. P., 41 vjeç, duke mos e lejuar të dalë nga dyqani i tij, deri në momentin e kthimit të shumës monetare prej 7000 Lekësh, shumë të cilën ky shtetas i detyrohej shtetasve të lartë përmendur.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të “Heqja e paligjshme e lirisë”, parashikuar nga Neni 110/2 i Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here