Thursday, March 28, 2024
Home Shëndet & estetikë Keni hedhur ndonjëherë sodë buke në kafe?

Keni hedhur ndonjëherë sodë buke në kafe?

0
205

Ndoshta ju nuk e keni dëgjuar asnjëherë, por disa njerëz hedhin pak sodë buke te kokrrat e kafes para se t’i bluajnë. Sipas tyre soda e bën kafen më të lehtë për t’u tretur për stomakun e tyre të ndjeshëm.

Nëse dëshironi të zbuloni nëse kjo është e vërtetë, apo thjesht një mit, ja çfarë duhet të dini.

Kafja është acide

Aciditeti mund të jetë një gjë e mirë, pasi i jep kafes një shije të mprehtë dhe shkëlqim, sidomos në kokrrat e kafes me të njëjtën origjinë. Megjithatë, kokrrat e pjekura  të errëta me çmim të lirë, gjithashtu dihet që kanë më shumë aciditet nga normalja. Acidi mund të jetë i rëndë për njerëzit me stomak të ndjeshëm, veçanërisht për ata që pijnë më shumë sesa një filxhan në ditë.

Soda e bukës është bazike

Soda e bukës ndihmon për të neutralizuar pak acidin natyral që ndodhet te kafja. Edhe një majë luge çaji, sodë, në një ibrik me kafe mund të neutralizojë aromën e ashpër të kafes së lirë dhe ta bëjë më të lehtë për t’u tretur. Megjithatë, njerëzit që e përdorin, këmbëngulin që duhet shtuar gjysmë luge çaji te kokrrat para se të përgatisni kafen. Për çudi, soda e bukës nuk dallohet në shije në filxhanin e kafes.

Megjithatë, studiuesit rekomandojnë që efektet alkaline të sodës së bukës janë të pabaza dhe që njerëzit që kanë probleme me kafen dhe tretjen duhet të kërkojnë një kafe me pak aciditet ose të mos e pijnë fare.

Zgjedhja më e mirë në këto raste është të investoni për një kafe më cilësore, në të kundërt, edhe mund të bëni një provë me sodën e bukës, por kujdes, kjo nuk do ju mbrojë, sipas mjekëve

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here