Arta Dade e ka një peng në jetën e saj

0
249

Arta Dade rrëfen pengun e jetës së saj

Deputetja Arta Dade një nga gratë simbol të Partisë Socialiste në një rrëfim pa dorashka në “Këndin e Ekselencës” në emisionin “Vila 24” në Tv News 24 tregoi hapat e saj të parë në karrierë dhe një peng të madh, siç janë auditoret, ku ka rreshtur së dhëni mësim.

“Jeta në auditore me jepte jo vetëm kënaqësi por edhe më bënte të kërkoja gjithë kohës për t’i mbajtur të informuar studentët me të rejat më të fundit”,- tha ajo para studentëve.

Duke treguar marrëdhënien me djemtë dhe nipërit, Dade u shpreh se vazhdon të kujdeset për ta, ndërsa foli edhe për marrëdhënien me nuset e tyre.
“Shoqet e djemtë e mi i dua si vajza duke qenë se nuk kam. Flasim si mike, këshillohemi më japin këshilla për veshjen dhe anasjelltas”.

Dade tregoi se vijon të jetë ende aktive në politikë dhe angazhohet në takimet me qytetarët, ndër të cilat veçoi rastin e një banori nga Vithkuqi, për të treguar se sa pak kërkoijnë qytetarët dhe pse politika duhet t’ju gjendet pranë, qoftë për një kafe, qoftë edhe për t’i dëgjuar.

“Më preku sëfundmi një qytetar nga Vithkuqi se kur e takova më tha që nderin tim e mbante mend akoma. Më preku se nuk e mbaja mend si rast, por unë e kisha ndihmuar të merrte një certifikatë për gruan e sëmurë. U ndjeva keq që nuk e mbaja mend këtë fakt, por dua të them se me sa pak gjëra mund t’ju vijmë atyre në ndihmë, kur shkojmë dhe i takojmë nga afër, kur konsumojmë me ta qoftë edhe një kafe”, sqaroi ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here