Shkarkimi i Ylli Manjanit nga posti i ministrit të Drejtësisë ka shkaktuar debat në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve
Deputeti i PD, Eduard Halimi tha në komisionin e Ligjeve se akuzat e Ylli Manjanit nuk u përgënjeshtruan nga asnjë ministër. Ndërkohë Partia Socialiste ka kaluar në sulm. Deputeti socialist Piro Lutaj tha se duhet të presim vizitën mjekësore të ministrit të Drejtësisë.
Halimi: Akuzat për drogë, Balilin, koncesionet, akuzat për telefonata presioni ndaj gjyqtarëve asnjë nga ministrat nuk i përgënjeshtroi. Kjo tregon se të gjitha ato që tha Manjani janë të vërteta.
Piro Lutaj: Do presim vizitën mjekësore të ministrit të Drejtësisë.
Gent Strazimiri: Mbledhjet e qeverisë nuk bëhen kurrë sipas ministrit të Drejtësisë. Krimi i organizuar dhe mafia nuk kanë konkurrencë këtu. Nëse ai që e denoncon konsiderohet i çmendur jeni me teorinë e Mehmet Shehut
Një ditë më para Manjani hodhi akuza të forta mbi qeverinë e Ramës, mbi drogën dhe mos arrestimin e Klemend Balilit.
Manjani tha se shkarkimi i tij nga posti i ministrit të Drejtësisë ishte një hakmarrja e Ramës.
Lexo me shume: Manjani: Kjo qeveri antikushtetuese. Partnerët kërkuan shkarkimin e Tahirit