Ligji i Mbetjeve/ Grupet e interesit kundër miratimit, ja kthejnë përmbys ligjin Shalsit, kërkojnë ndryshime

0
118

 

 

Me këtë ligj pritet që të importohen mbetjet e Evropës dhe të riciklohen në Shqipëri edhe pse në bazë të raporteve dhe studimeve Shqipëria nuk i plotëson kushte për riciklimin

auto_albtmb14331474302022

Letrat janë ende të hapura në tavolinë për sa i përket ligjit të importimit të mbetjeve. Pas kthimit të këtij ligji nga presidenti Nishani, janë rreth 12 shoqata civile dhe ekspertë të cilët i japë përgjigjur kryetarit të Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese Tregtinë dhe Mjedisin Eduard Shalsi. Ata kanë paraqitur një sërë opinionesh opinionet në lidhje me dekretin e Presidentit nr. 9765, për ligjin e kthyer mbrapsht për mbetjet. Pjesa më e madhe e shoqatave kërkojnë që të bëhen ndryshime në përmbajtjen e ligjit. Të tjerë kërkojnë që të shtyhet në shtyhet në kohë miratimi i tij. Por, ka edhe nga ata që kërkojnë miratimin sikundër është të ligjit. Një “çarçaf” i madh me argument dhe kundërshtime nga një sërë subjektesh të cilat faktojnë së ligji i mbetjeve është një nismë e cila duhet të shqyrtohet dhe se sugjerimet e grupeve të interesit  duhet të merret në konsideratë. Ata i kanë parashtruar deputetit të Partisë Socialiste Eduard Shalsi njëkohësit njërit nga iniciatoret e këtij ligji,  një sërë kërkesash që ai duhet ti marrë në konsideratë. Në këto kërkesa të mbështetura dhe në argumente flitet për risqet që sjell ky ligj dhe ndikimi që ka në mjedis dhe në shëndetin e qytetarëve. Me këtë ligj pritet që të importohen mbetjet e Evropës dhe të riciklohen në Shqipëri. Askush nuk e di se ato mbetje janë të rrezikshme por mbi të gjitha në bazë të raporteve dhe studimeve Shqipëria nuk i plotëson kushte për riciklimin e këtyre mbetjeve. Vendi unë konsiderohet si një nga vendet me ndotjen nga mbeturinat. Vendgrumbullimet e mbetjeve ne qytete të ndryshme të vendit tonë i kanë kaluar kapacitet dhe se situate paraqitet tejet e rëndë. Nga ana tjetër mbeturinat në qytetet dhe me numrin më të lartë të popullsisë  i  kanë kthyer rrugicat dhe capat e lagjeve në vendgrumbullime mbetjesh. Importimi i këtyre mbetjeve i cili është pritur ma protesta nga ana e shoqërisë civile si dhe qytetarë paraqet një shkalë të lartë rrezikshmërie për ambientin dhe shëndetin e njerëzve.

 

Argumentet e paraqitura në mënyrë të përmbledhur janë:

 

Bashikimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë
Nga ana e Bashikimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë kërkohet që të hiqet: përdorimi si zëvendësues i lëndëve të para të tjera nga burime jo të rinovueshme që përdoren nga industria, përveç atyre të përcaktuara në pikën 3 të nenit 48. Bën thirrje për zbatimin e ligjit i cili parashikon ndarjen në burim të mbetjeve.

ligji-i-mbetjeve-importi-i-plehrave-ndryshime-parlament

Milieukonatkt Shqipëri, EcoSAlbania dhe Lex Ferenda:

 

I kërkojnë Kuvendit që të shtyjë në kohë miratimin e ligjit që lejon importin e mbetjeve në Shqipëri.

 

Aleanca Kundër Importit të Plehrave:

 

Kërkohet rrëzimi i amendimeve të propozuara nga Komisioni i Veprimtarive Prodhuese dhe të miratohet dekreti i Presidentit.

 

Shoqata e Rickluesve
Kërkohet ngritja e një agjencie për monitorimin e shkallës së riciklimi; të reduktohet TVSH në 10%; tarifa e aksesimit për furnizimit me energji elektrike do të jetë 50% më e ulët se ajo që ERE do të vendosë.

 

Konfindustria:
Kërkon një shtesë përmirësuese për ligjin, me anë të së cilës synohet falimentimi i industrisë ricikluese, kufizimin e importit të mbetjeve dhe shtimin e mundësive dhe interesit për përpunimin e mbetjeve vendore.

 

Qendra Shqiptare e Zhvillimit të Qëndrueshme:
Të ngrihet një sistem grumbullimi i diferencuar të mbetjeve të riciklueshme, të ulet sasia e mbetjeve që do të shkonin për depozitim me 17-26% që në vitin e [arë të aplikimit, portofol për krijimin e një portofoli të veçantë, etj.

 

Taulant Bino:
Kërkoj riformulimin e ligjit më qëllim. Lejim të importit vetëm për katër rrymat të mbetjeve (metal, plastikë, letër dhe dru) për nevojat e industrisë së riciklimit. Ndalim të importit të mbetjeve për rikuperim të energjisë.

 

Qendra e Monitorimit të Mjedisit:

 

Elvis Xhaferri: Për sa i takon çështjes kryesore që lidhet me këtë ligj, që është importi i mbetjeve jo të rrezikshme, ju shpreh se jam pro këtij vendimi duke marrë në konsideratë interesin e shoqërive ricikluese ne vend dhe aktivitetin ekonomik që ato zhvillojnë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here