Cipras e Vuçiç bëhen bashkë në Beograd: Nuk e njohim Kosovën

Pas samitit të dytë të shteteve mesdhetare të BE-së në Lisbonë, kryeministri grek Aleksis Cipras ka shkuar në Beograd për një vizitë dyditore, të cilën e ka përgatitur shumë kohë më parë ministri i Jashtëm Nikos Kotzias, por duket se edhe pala serbe ka shprehur dëshirën për realizimin e saj.

Vizita zhvillohet vetëm disa ditë pas deklaratave të ministrit të Jashtëm serb Ivica Daçiç për Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, kur ka pohuar se Serbia bëri gabim që e njohu atë me emrin Republika e Maqedonisë, duke fyer grekët, ndërsa nga ana tjetër Shkupi zyrtar njohu Kosovën.

Në takimin me homologun serb, Cipras e garantoi Vuçiç se qëndrimi për Kosovën nuk do të ndryshojë. Ai tha se të dy popujt janë të lidhur nga tradita, kultura dhe historia.

“E ardhmja e Ballkanit mund të ndërtohet vetëm mbi themelet e së drejtës ndërkombëtare, në vend të ndërhyrjes dhe shkeljeve të rregullave. Në Ballkan, nuk ka vend për gjëra të tilla“, tha Cipras.

image_2017_01_31_1212_1485860667_1

Ai vuri në dukje se Athina zyrtare vazhdon të mbështesë Serbinë në rrugën e saj evropiane, dhe se ai do të insistojnë në përmirësimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, të cilat kanë këtë vit 150 vjetorin.

“Ne kemi theksuar rëndësinë strategjike të përfshirjes së Serbisë në Bashkimin Evropian, Greqia ju mbështet në mënyrë aktive dhe të qëndrueshme. Ne e dimë që ka vështirësi të mëdha dhe sakrificë të madhe nga populli serb për të përmbushur këtë qëllim, dhe ne do të ndihmojë atë”, tha Cipras.

Nga ana e tij kryeministri Vuçiç tha se Serbia mbështet pjesëmarrjen e Greqisë në procesin e Berlinit, si dhe i janë mirënjohës Athinës për faktin se ajo nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, shkruan B92 në Serbi.

“Ne biseduam për marrëdhëniet, si dhe rëndësinë për të ruajtur marrëdhëniet e mira me Kinën, Rusinë dhe vendet e tjera”, tha Vuçiç.

Beogradi është vizita e parë e kryeministrit grek Aleksis Cipras në Ballkanin Perëndimor. Jo pa qëllim kreu i qeverisë greke zgjodhi Serbinë, pasi sipas sipas agjencisë greke të lajmeve, ANA-MPA, vizita synon që t’i ngrejë në nivelin e marrëdhënieve strategjike raportet midis Athinës dhe Beogradit. Tsipras shoqërohet në këtë vizitë nga ministri i jashtëm dhe ai i ekonomisë.

image_2017_01_31_1212_1485860667_0

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko