Foto / Takimi i veçantë i një shqiptari me kampionin Konor MekGregor

0
185

Konor MekGregor është një nga personazhet e momentit në botën e sportit dhe fakti që po planifikon një përballje të mundshme me Fllojd Mejuedhër, tregon më së miri për rëndësinë dhe statusin e një figure të tillë të sportit. Por MekGregor ka treguar së fundmi edhe një anë tjetër të tij, atë ku shfaqet shumë miqësor dhe dashamirës me tifozët.

Këtë e ka kuptuar më së miri shqiptari Elvis Pajo, i cili dy ditë më parë ka pasur mundësinë të takojë nga afër kampionin e madh, të shkëmbejë një bisedë shumë miqësore me të dhe njëkohësisht të mbajë edhe brezin e tij të artë të UFC.

mcgregor2

Pajo u takua me MekGregor në një mbrëmje bamirësie në Mançester, gjatë të cilës ylli i UFC konfirmoi edhe një herë dëshirën e tij për t’u kthyer në ring nëse përballë do të kishte Mejuedhër. Por ndërsa ai ishte gati të përgjakej në ring, nuk e kishte aspak problem të trokiste gotat me fansat e tij dhe të bisedonte me ta, siç tregojnë fotot.

mcgregor3 mcgregor1

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here