Sarandë, kapen 39 pako me drogë drejt Greqisë

0
174

Policia Kufitare në Sarandë ka arritur të kapë një sasi prej 45 kilogramë kanabis, të fshehur në një automjet.

Burime zyrtare sqarojnë se rreth orës 08:30, në Pikën Kufitare të Kalimit Qafë – Bot Sarandë është konstatuar një automjet që kishte si qëllim daljen nga Shqipëria dhe ku dyshohej se transportohej drogë.

Për këtë arsye, efektivët e policisë ushtruan kontroll në mjetin Benz-Mercedes, me targë AA 314 PR, ku u gjetën plot 45 kilogramë kanabis.

Droga ishte fshehur në bagazhin e këtij automjeti në pjesën e sarbatori, futur nën një llamarinë të salduar posaçërisht për fshehjen e saj. Ajo ishte e ndarë në 39 pako të mbështjella me natriban dhe plastikë.

Makina drejtohej dhe ishte në pronësi të Miri Hamata, 28 – vjeç, banues në Çukë të Sarandës, i cili shoqërohej nga Vilson Lamka 30 – vjeç, banues në Damatat të Delvinës. Të dy këta persona përfunduan në prangat e policisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here