Ndër projektet janë që frigoriferi ynë të jetë i lidhur me internetin dhe të urdhërojë automatikisht pazarin për atë që mungon, apo që roboti të dërgohet në zyrë, duke e komanduar nga shtëpia Quhen Google X dhe mesa duket ekzistojnë vërtet. Bëhet fjalë për laboratorët sekretë, ku kolosi I “Mountain View” studion dhe punon mbi ato që mund të jenë teknologjitë e së ardhmes. Tashmë nuk ka dyshime, pasi ekzistencën e tyre e ka konfirmuar edhe “New York Times”, sipas të cilës në një zonë të panjohur, ndoshta në një gji, robotët “shëtisin” të lirë dhe të fshehur kundrejt syve të njerëzve. Madje thuhet se atje e ardhmja është e shkruar që tani. Duket se bëhet fjalë për një vend, ku gjithçka që sot duket fantastikoshkencore, ekziston dhe prêt vetëm të gjejë hapërsirë në realitetin e së ardhmes. Një vend, ku frigoriferi ynë është i lidhur me internetin dhe urdhëron automatikisht të bëjë pazar për atë që mungon. Apo ku pjata jonë mund të postojë në rrjetin shoqëror, atë që po hamë. Ose një robot që shkon në zyrë në vend të vartësit, I cili e telekomandon nga shtëpia. Kjo dhe shumë të tjera janë mëse të imagjinuara në Google X, vendi ku veç Mountain View, kanë epiqendrën robotika dhe inteligjenca artificiale. Inxhinierë pranë “Google X” kanë treguar se projekti po dërgohet përpara në dy zyra, një për logjistikën në brendësi të kampusit të Mountain Vieë dhe një për robotikën, i shtrirë në një zone ‘top secret’. Disa nga këto ide janë ende në fazën embrionale, larg të bërit realitet, por sipas burimeve, të paktën një prej këtyre projekteve do të hidhet në treg brenda fundit të vitit. E nuk ka asgjë për t’u habitur, përderisa ishte pikërisht Google që vitin e kaluar kreu testimet e para mbi makinat pa shofer.
Ndërkohë, një zëdhënës i “Google”, Jill Hazelbaker ka dashur të komentojë lajmin e laboratorit, por ka shtuar se investimi në projekte spekulativë është një pjesë e rëndësishme e ADN‐së së Google: “Ndonëse mundësitë janë tepër entuziaste, duhet pasur parasysh se shumat në lojë janë fare të vogla në krahasim me investimet që bëjmë në biznesin tonë”. Kështu, ëndrrat tuaja, shumë shpejt mund të bëhen realitet, falë Google….Nga ana tjetër, duke filluar nga nesër do të hedhë në funksionim “Google Music”, ku do të ofrohet mundësi për “doënload”‐im si dhe për shpërndarjen e muzikës online, kundrejt pagesës.