Lodrat e seksit, Rudina Magjistari: Nuk më bën…

0
697

Lodrat e  seksit, Rudina Magjistari u kthen përgjigje të gjithëve që e sulmuan

Rudina Magjistari, moderatorja e emisionit ‘Rudina’ u sulmua nga publiku për emisionin e saj me temën e trajuar lidhur me lodrat e seksit.

Kjo temë u cilësua si e pa përshtatshme për orarin e transmitimit. Lidhur me sulmet ajo ka një përgjigje sqaruese për të gjithë.

Në intervistën dhënë për suplementin e së shtunës në “Panorama”, Rudina u përgjigjet gjithë kritikëve që shpërthyen pas emisionit për lodrat e seksit, duke sqaruar arsyen e atij emisioni.

Si mund të përmirësohet jeta seksuale në çift? Pse ajo zbehet edhe kur çifti është akoma i dashuruar, por ndërkohë lodhja dhe stresi i përditshëm ua zbeh dëshirën në krevat? Atëherë vijnë në ndihmë mënyra të tjera për të rikthyer interesin dhe për të rigjetur kënaqësinë seksuale. Një nga këto mënyra është t’i drejtohemi një “sexy shop”.

Dy vajza që vijnë nga Amerika, njëra nga të cilat shqiptare, kanë menduar të hapin një biznes që ka të bëjë thjesht me erotikën.

Natyrisht që këtë temë utilitare për çiftet, Rudina me një eksperiencë shumë të gjatë në ekran, nuk kishte se si ta anashkalonte.

 

Por a e kishte imagjinuar Rudina impaktin që ky program do të kishte në publik? A janëtë përgatitur shqiptarët për të parë një program të tillë, me sportivitetin e diçkaje normale”

“Të them të drejtën nuk më bëjnë fare përshtypje komentet negative dhe ka një shpjegim për këtë fakt. Unë kam 7 vite që bëj një program pasditeje çdo ditë dhe nuk kam lënë asnjë temë pa diskutuar, përfshirë këtu edhe temat e seksit, me anë të seksologëve dhe psikologëve të ndryshëm. Është domosdoshmëri trajtimi i këtyre temave, si një pjesë e rëndësishme e jetës dhe e përmirësimit të marrëdhënies në çift”- thotë Rudina për “Panorama”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here