7 vendet e braktisura më të frikshme në planet

0
374

 

Eshtra njerëzore të përdorura si dekorim, kukulla pa kokë të varura pemëve, një repart vdekjeje, një ishull i vetmuar në mes të detit janë disa nga vendet më të frikshme në planet, të cilat janë krejtësisht të braktisura dhe mbartin histori fatkeqe.

  1. Parku i Lojërave në Çernobil: Ukrainë

 

Parku i lojërave në Çernobil, qytetin fantazmë Pripyat, Ukraine, është i braktisur tërësisht nga qytetarët, çka e bën vend jo vetëm të mërzitshëm, por edhe të rrezikshëm. Në 1986 aty ndodhi katastrofa bërthamore në uzinën e Çernobilit, që shkaktoi evakuimin e qytetit të tërë, duke e bërë këtë park dëfrimi të padobishëm. Megjithëse njerëzit janë larguar tashmë prej shumë vitesh, radioaktiviteti është ende atje.

  1. Kubeja e Sedlec: Republika Çeke

Kubeja e Sedlec është një kishëz e vogël katolike romake në Sedlec të Çekisë. Ajo përmban mbetje skeletore të rreth 40 mijë trupave njerëzorë të shpërndarë në të gjithë hapësirën e brendshme të cila janë rregulluar artistikisht si llambadarë dhe sende të tjera zbukuruese. Ato janë dhënë me vetëdije të plotë për këtë qëllim dhe janë eshtrat e njerëzve të devotshëm katolikë nga mbarë Europa.

 

  1. Pylli i Vetëvrasjeve : Mali Fuji, Japoni

Pylli Aokigahara, rrëzë malit Fuji në Japoni, është një pyll shumë i dendur që për këtë arsye është quajtur shpesh si ‘Deti i pemëve’, por emri që e identifikon më së miri është “Pylli i vetëvrasjes”. Në këtë pyll janë bërë 54 vetëvrasje vetëm në vitin 2010 dhe për shkak të dendësisë së madhe të pemëve në të, vetëm për disa prej tyre është arritur të zbulohen trupat.

  1. Tregu i fetishizimit Akodessewa, Togo

Tregu i objekteve të adhurimit i Akodessew në Togo është më i madhi i këtij lloji në botë dhe një parajsë e vërtetë për praktikantët e besimit vudu.
Objekte e fetishizimit apo adhurimit që gjenden aty janë nga më të ndryshmet dhe të çuditshmet. Aty ka talisman si koka krokodili, duar shimpanzesh, kobra dhe shumë eshtra. Besohet se duke u përdorur si përbërës të gatuar ato mund të shërojnë sëmundje të ndryshme.

  1. Ishulli i Kukullave: Liqeni Teshuilo, Meksikë

 

I njohur si Ishulli i Kukullave, ky vend është ‘krijesë’ e një burri të quajtur Don Julian Santana, i cili jetoi si një vetmitar për 50 vite në ishull deri në vdekjen e tij në vitin 2001. Gjatë kohës së tij atje, ai grumbulloi një koleksion mbresëlënës kukullash kokëprera të varura në degët e pemëve përreth ishullit, shkruan standard.al. Kukullat janë varur çdo ditë prej si simbol i sakrificës së njeriut që për një gjysmë shekulli ka jetuar aty. Edhe pse ekzistojnë versione të ndryshme të legjendës së këtij vendi, të gjitha i bashkon ideja se Don Julian Santana ia kushtoi të gjitha kukullat e sakrifikuara shpirtit të një vajze të vogël që u mbyt në një kanal në atë vend.

  1. Ishulli Hashima: Nagasaki, Japoni

 

Ndërtesa të rrënuara dhe sende të braktisura nga ish-minatorë të qymyrit, e bëjnë këtë vend të duket si ishulli më i shkretë në tokë. Në vitin 1950 ky vend ishte shtëpia e mijëra minatorëve, por u braktis tërësisht në vitin 1974 me mbylljen e minierës. Edhe pse ishulli Hashima u mbyll në vitin 2009, tani është hapur sërish për vizitorët.

  1. Spitali psikiatrik Gonjiam, Kore

 

Historia e këtij spitali psikiatrik të braktisur është e denjë për skenarin e një filmi horror. Sipas legjendës lokale, pacientët filluan të vdesin në mënyrë misterioze në këtë spital 10 vjet më parë, duke detyruar përfundimisht mbylljen e tij. Ai është tashmë një vend tërësisht i braktisur, duke mbartur vetëm mbetjet e pista të jetës që dikur ekzistonte brenda tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here