Vijnë në jetë binjaket e rralla: kanë ngjyra të ndryshme lëkure (foto)

0
195

Kur Whitney Meyer u thotë të panjohurve se vajzat e saj të vogla janë binjake, ata asnjëherë nuk e besojnë. Kjo për shkak se Kalani dhe Jarani Dean kanë lindur me ngjyra të ndryshme lëkura, çka i bën ato të jenë binjake biraciale.

25-vjeçarja Meyer është racë kaukaziane, pra e bardhë, ndërsa bashkëshorti i saj, Thomas Dean është afro-amerikan. Jarani ka marrë tipare të të atit, ndërsa Kalani ka marrë ngjyrën e lëkurës së të ëmës.

E ëma thotë se edhe vetë u habit kur pa për herë të parë të bijat, të cilat kanë lindur në muajin prill të vitit 2016.

“E pyeta mjekun se përse ngjyra e lëkurës së Kalanit ishte kaq e bardhë. Nuk e kuptoja se përse dukej kaq ndryshe nga e motra”, – ka thënë gruaja.

Kalani dhe Jarani janë binjake të vezëve të ndryshme, të fekonduara nga qeliza të ndara të spermës. Sipas BBC, raste të tilla janë shumë të rralla dhe ndodhin 1 në 500, që binjaket të kenë ngjyra të ndryshme lëkure./

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here