Një grup mjekësh afrikanë janë përballur me një rast të rrallë pasi kanë zbuluar në apandesitin e një vajze një kondom.
Mjekët u shprehën se një 26-vjeçare kishte ardhur në spital me dhimbje të forta stomaku por pasi i kishin bërë një eko ata kishin menduar se problemi vinte nga apandesiti dhe e kishin futur në sallën e operacionit.
Pas ndërhyrjes ata janë shokuar kur kanë gjetur një kondom në apandesitin e vajzës pasi kjo nuk kishte ndodhur më parë. Pasi kanë folur me pacienten ajo kishte pranuar se para dy javësh kishte gëlltitur pa dashje një kondom.