Vokshi: Qeveria po fsheh vdekjen e një fëmijë 3 – vjeçar nga gripi

0
161

Deputetja demokrate Albana Vokshi deklaroi gjatë fjalës së sotme në parlament se ka marrë një mesazh në Facebook përmes së cilës e kanë njoftuar  se në Berat një fëmijë 3 – vjeç ka humbur jetën si pasojë e gripit dhe ngjarja është mbajtur e fshehtë nga  mediat dhe qeveria. Ajo pyeti kryeministrin dhe ministrin e shëndetësisë  nëse,  ka dijeni për ngjarjen dhe kërkoi hetim të mëtejshëm për këtë çështje. Deputetja u ndal gjatë tek situata problematike në shëndetësi, ndërsa theksoi se shefi i qeverisë ka ndërtuar një makinë propagande, për të mbuluar dështimet.

“Rama ngriti një makinë  propagande me ngjyra. Diku përmend batuta bajate dhe të njerëzve të shquar, për të mbuluar komplekset e padijes. Përbuz qytetarët që  i shkruajnë për hallet e tyre, u thotë ti që ke Facebook, nuk mund të jesh i varfër,” – deklaroi deputetja demokrate.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here