Halimi: Kryeministri u shkel syrin krimineleve, pa votim elektronik nuk ka zgjedhje normale

0
121
Ministri i Drejtesise Eduard Halimi, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku deputeti i PD Gent Strazimiri, ka kerkuar interpelance me Ministrin e Drejt볩s렅duard Halimi dhe me Ministrin e Financave, Ridvan Bode, ku kishte si ceshtje kryesore masat e marra nga qeveria per demshperblimin e ish te perndjekurve politike.

Në  nisje të seancën së sotme plenare, deputeti demokrat Eduard Halimi mori fjalën në emër të grupit parlamentar të PD – së, duke përsëritur edhe njëherë kushtin e opozitës për zgjedhje normale, realizimin e votimit e numërimit elektronik. Halimi u ndal edhe tek kanabizimi i vendit duke akuzuar kryeministrin Rama se ka bërë kontratë më krimin.

 

“Dua ta bëj të qartë se nuk mund të ketë zgjidhje normale pa u eliminuar shitblerja  e votës dhe pa u garantuar vota e lira dhe e ndershme që sipas nesh e garanton votimi dhe numërimi elektronik. Ne e kërkuam në maj në viti 2016, 1 vit para zgjedhjeve të qershorit. Askush nuk e dinte që Shqipëria do të mbushej me kanabisi dhe trafikantët e drogës do të ishin ata që përkrah ministrave do të inuguronin me paratë e drogës. Askush nuk e dinte që trafikantët e drogës do përfshiheshin për të blerë vota me paratë e drogës. Një vit më parë askush nuk e mendonte që droga do arrinte këto përmasa. Në gjithë këtë skenarë krimi, ka qenë kryeministri me kontratën që ka bërë më krimin para se të vinte në pushtet. Rama sërish u shkel syrit njerëzve të krimit, ata që i largon nga parlamenti u jep poste në parti, koncesione. Miratimi i ligjit nuk mjafton. Dekriminalizimi do të pastrojë parlamentin nga persona me rekorde kriminale, por nuk ka asnjë garanci që këta persona do shkëpusin lidhjet me Ramën,” – u shpreh ai.

Deputeti demokrat theksoi se votimi elektronik është e vetmja mënyrë që krimi mos të ndërhyjë në zgjedhjet parlamentare. “ Prandaj opozita erdhi me kërkesën e qartë për votim dhe numërim elektronik, si mundësia më e mirë që paratë  e drogës e kriminelët  mos të ndikonin në zgjedhjet parlamentare. Nuk mund të ketë zgjedhje normale në votim nëse nuk ka votime numërim elektronik në çdo qendër. Beteja për numërim elektronik nuk është një betejë mes Ramës, Metës e Bashës, po është një betejë për të garantuar standarde. Sa për programin  që na qau hallin ka kohë ta diskutojmë muajin e ardhshëm,” – deklaroi Halimi./standard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here