Kompania Tispark në Vlorë, ose më mirë të themi “gjakpirësja” e vlonjatëve, duket se është duke lënë nam jo vetëm me qytetarët e Vlorës, por edhe me të huajt që vizitojnë qytetin.
Ka qenë një italian ai i cili ka treguar gjithë çfarë i ka ndodhur gjatë ditës së sotme, për faqen “Welcome to Vlora-Albania”, duke e dëshmuar edhe me foto. Bëhet fjalë për një abuzim dhe sorollatje të kot, vetëm e vetëm për të përfituar sa më shumë të jetë e mundur.
Për zgjidhjen e çështjes së italianit është dashur ndërhyrja e konsulatës, e madje edhe kërcënimet. Në gjuhën italiane ai ka treguar çfarë i ka ngjarë në qytetin bregdetar, ndërsa në fund shprehet se shqiptarët po marrin më të këqijat e italianëve.
“Këtë mëngjes parkova në Skelë dhe parapagova edhe parkimin me pagesë të Tispark për 22 orë. Shkova të pija një kafe dhe kur mbërrita, ata të Tispark më kishin bllokuar gomën e makinës,
Telefonova një prej tyre dhe iu bëra me dije se ishte një gabim. Kërkuan ndjesë dhe telefonuan kolegët e tyre për të më zhbllokuar makinën. Vjen një prej atyre idiotëve me xhup të verdhë, një i moshuar dhe më thotë se duhej të paguaja gjithsesi gjobën. Mora në telefon policinë dhe ai bastardi plak u tregoi foton e një makine tjetër të ngjashme me timen, pa shenjën e Tispark.
U detyrova të shkoja në zyrat e Tispark për të verifikuar nëse aparati ishte ndezur përpara apo pas orarit të gjobës. Pas 30 minutash më thanë se Tispark ishte aktiv përpara orarit të gjobës. Mendova se gjithçka ishte sqaruar, pro në fakt nuk ndodhi kështu. Ata kishin fotografinë e BMË-së tjetër që i kishte dërguar plaku. Telefonova konsulatën italiane, policinë dhe kërcënova se do të denoncoja çdo gjë. Mrekullisht mbërritën fotot e vërteta të makinës time dhe më thonë se çdo gjë është siç duhet dhe se nuk duhet të paguaj. Shqiptarë, jeni duke marrë zakonet e këqija të italianëve! T’ju vijë turp TISPARK”.JOQ