Berisha: Rama kërcënon gjyqtarët, lironi Aldo Baren ose Veting

0
146

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë si bashkëpunëtore me bandat e krimit, ndërsa theksoi se votimi elektronik do të ishte zgjidhja përfundimtare për gjithë problemet që, sipas tij, ka sot qeverisja aktuale.

“Ju e keni mëndjen si të lirojmë Aldo Baren, sesi të shpëtojmë bodiguardin që vrau Besnik Pudjan. Se ju mbroni surrelsin. Ky është vrasës vetë. Të këqiat nuk kanë fund, duhet zgjidhje, nqs nuk ka alternativë zgjedhje, të mobilizojmë zgjedhjet, të vendosim votimin elektronik”.

Sipas Berishes për lirimin e Aldo Bares, kryeministri po kërcënon gjykatat me Vettingun.

“Nëse apriori  e hidhni poshtë kërkesën e opozitës bindni opozitën se vetëm zgjedhje të drejta s’mund të ketë. Ju drejton armiku më i egër pas kohës së diktaturës.  Ju drejton njeriu si Asadi i Sirirë. Kështu zgjidhni dhe votimin e emigrantëve.

Kryetari juaj e di që përfundon në koshin e plehrave të historisë e nuk ka si ta pranojë kurrsesi sepse është angazhuar në një proces kriminal të lirimit të Lul Berishës, Aldo Bares, atë e menaxhojnë bandat e bandidatë. Ju s’ju pyet fare.

U drejton gjyqtarëve Vettingun, ose do më lironi Aldon ose do ju bëhet Vetting.

Dhe me hakmarrjen për drejtësi po bën të njëjtën gjë si me Aldo Baren. Do votojmë apo do i nënshtrohemi një njeriu që i është nënshtruar kapos së Meduzës”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here