Vdekja misterioze e 22 marinstrave nga ekipi që vranë Bin Ladenin

0
276

22 marinsat nga ekipi që vranë Bin Ladenin, kanë vdekur në mënyrë misterioze! (Video)

“Hakmarrja është një pjatë që shërbehet e ftohtë”, thotë proverbi, dhe ndoshta ky rast përkon me hakmarrjen që bënë talebanet duke vrarë 22 anëtar të njësisë speciale amerikane që vranë Osama Bin Laden me 6 qershor 2011.

Një helikopter ushtarak me tridhjetë e tetë njerëz në bord, duke përfshirë njëzet e pesë anëtarë  të ekipit të 6 të SEAL, pesë të Gardës Kombëtare dhe Ushtrisë rezerve, dhe tetë komando afgane, u rrëzuan mbi territorin talebanët në lindje të Afganistanit.

Ata kishin qenë në një mision të fshehtë ku kishin për objektiv një shënjestër me vlerë të lartë.

Kjo ishte humbja më e madhe e ushtrisë amerikane në një ditë të vetme që kur kishte filluar lufta në Afganistan.

Një raport ushtarak 1250 faqesh, thoshte se rrëzimi i helikopterit ishte thjesht rezultat i një të “shtënë me fat” nga ushtarët talebanë.

Për familjet e këtyre ushtarëve të vrarë në një konferencë për shtyp të mbajtur më 9 maj 2013, kjo është një gënjeshtër në mesin e një mori të gënjeshtra të tjera.

Billy dhe Karen Vaughn, prindërit e Navy SEAL Aaron C. Vaughn, thonë se gjithë storia rreth të “shtënës me fat” nga talebanët është një histori trilluar dhe pas kësaj vrasje fshihet një agjende qeveritare.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here