Zhigoloja më i kërkuar zbulon sekretet: Çfarë duan femrat në shtrat

0
386

Çfarë duan në të vërtetë gratë kur janë në shtrat me një mashkull? Pyetja miliona dollarëshe zor se gjen një përgjigje të fundme.

 

Mes mijëra që tentojnë t’i japin një përgjigje, vjen edhe përvoja personale e Ryan James, një eskorte australian, që tregon sekretet e profesionit të vet, që i përdor me klientet e tij, të shumta në numër, raporton “Leggo.it”

Ryan, që për shërbimet që ofron paguhet nga 400 në 600 dollarë, thotë se gratë nuk duan vetëm seks në shtrat, por mbi të gjitha shoqëri, një lloj lidhje mentale me partnerin.

“Burrat janë ndryshe, më të përqendruar në anën seksuale, kurse gratë që takoj duan padyshim edhe shoqëri. Sigurisht, seksi është shumë i rëndësishëm, por mos harroni, ato duan mbi të gjitha të flasin, të njihen, të ndihen se je i lidhur me ta jo vetëm me trup, por edhe mendje”- thotë ai.

“Shumë nga gratë që njoh, mund të shkojnë në një lokal, të marrin të parin mashkull që t’u dalë para dhe të bëjnë seks me të. Por më besoni, nuk është kjo ajo që ato duan në të vërtetë; ato duan një eksperiencë ndryshe, kjo është e gjitha”- tregon ai.

Përgjigja mund të duket pak banale, jo bindëse, por duke pasur parasysh numrin e klientëve, duket se një të drejtë e ka. Ai është më i kërkuari në gjithë Australinë dhe për momentin nuk pranon dot asnjë kliente të re, pasi është plot.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here