“Të nëntë burrat e panjohur” është emri i një sekreti 2000-vjeçar të vjetër, për të cilin supozohet se themeluesi ka qenë perandori indian rreth viteve 270 para lindjes së Krishtit
Perandori Ashoka i Indisë kujtohet nga historia si perandori, i cili gjatë shekullit III para erës sonë, e mbushi vendin me shkrime në pllaka prej guri, në të cilat thuhej se njerëzit duhet të silleshin mirë me njëri-tjetrin dhe se shteti duhet të qeveriste me mençuri dhe se rregull themelor për cilindo ishte përkujdesja mjekësore, që u duhej bërë ushtarëve të kampit armik pas betejës, nëse ata ishin të plagosur, shkruan standard.al.
E megjithatë, Ashoka do të analizohej më shumë në kohën tonë për hir të shoqërisë sekrete, që thuhet se ai themeloi gjatë udhëheqjes së tij. “Të nëntë burrat e panjohur”, është emri i një sekreti 2000-vjeçar të vjetër, për të cilin supozohet se themeluesi ka qenë perandori indian rreth viteve 270 para lindjes së Krishtit.
Duke iu referuar legjendës pas konvertimit të tij në budist, pas një masakre gjatë luftës, perandori themeloi shoqërinë e “Të nëntëve”, për të mbrojtur dhe zhvilluar dije, të cilat mund të ishin të rrezikshme për njerëzimin, nëse binin në duart e njerëzve të gabuar, shkruan standard.al. Disa versione të historisë përfshijnë një motiv shtesë për perandorin, i cili fshehu këtë dituri shkencore. Mbetjet e Perandorisë Rama, një versioni tjetër të Atlantisit, sipas shkrimeve hindu, janë shkatërruar nga një teknologji armësh shumë të avancuara për kohën 15.000 vjet më parë.
Kjo shoqëri në epokën tonë u përmend për herë të parë në shek. XIX në punimet e Louise Jacolliot dhe në shekullin XX nga shkrimtari i fantazisë, Theosophist Talbot Mundy. Në 1960, Louis Pauwel dhe Jacques Bergier shkruan rreth “Nëntë burrave të panjohur” te “Mëngjesi i magjikëve”.
Perandori indian, Ashoka, krijoi një shoqëri sekrete të quajtur “Shoqëria sekrete e nëntë burrave të panjohur”, të cilët ishin shkencëtarë që supozohet se kataloguan shumë shkenca. Ashoka e mbajti punën e tyre të fshehtë, pasi ishte i trembur nga përmbledhja e avancuar e shkencës, që bënë këta shkencëtarë dhe mund të përdorej për luftë – ndaj së cilës ai ishte totalisht kundër, shkruan standard.al. Ashoka ishte kthyer në një budist të devotshëm, pasi kishte mundur një ushtri të madhe në një betejë shumë të përgjakshme.
“Nëntë burrat e panjohur” shkruan një total prej nëntë librash, një prej secilit. Një prej këtyre librave ishte “Sekretet e forcës gravitacionale”. Ky libër, i njohur prej historianëve, por aktualisht i palexuar e i pagjetur akoma prej ndonjërit prej tyre, trajton çështjet e gravitacionit dhe të kontrollit të tij. Ky libër mendohet se është diku i mbajtur fshehur, në ndonjë bibliotekë të Indisë ose të Tibetit,shkruan standard.al. Arsyet e Ashokës për krijimin e kësaj shkence ishin pozitive, pasi nëse dikush me qëllime negative do të mund të kishte në dorë njohuri të tilla, atëherë toka do të kthehej sërish në një grumbull pluhuri. E megjithatë, mendohet se ishin pikërisht këto armë e këto njohuri që shkatërruan perandorinë e lashtë indiane, Rama.
Pak vite më parë, kinezët zbuluan disa dokumente sanskrite në Llahsa, Tibet dhe i çuan ato në Universitetin Chandrigarh për t’i përkthyer. Dr. Ruth Reyna i këtij universiteti deklaroi se, këto dokumente përmbajnë instruksione, për të ndërtuar anije hapësinore për udhëtime ndëryjore. “Metoda e tyre e shtytjes, – tha ajo, – ishte e tipit “anti-gravitacional” dhe ishte e bazuar në një sistem analog e “laghimas”, fuqia e panjohur e egos, që ekziston në psikologjinë e njeriut, “një forcë centrifugale e fuqishme mjaftueshëm për të mposhtur forcën gravitacionale”.
Duke iu referuar Yoga-s hindu, është pikërisht kjo lloj force ajo që lejon ngritjen në ajër dhe zhvendosjen e një personi. Dr. Reyna tha se, në bordin e këtyre makinave, të cilat ishin të quajtur “Astras”, në tekst, indianët e lashtë mund të kishin dërguar njerëz në cilindo planet. Dorëshkrimet, u tha se ishin bartëse të sekretit të “antimas”, “mbulesës së padukshme” dhe “garimës”, si dhe “si të bëhesh i rëndë sa një mal plumbi”.
Natyrisht, shkencëtarët indianë nuk i morën këto tekste seriozisht, por u bënë më të ndjeshëm ndaj këtyre teksteve të lashta dhe vlerës së tyre, vetëm kur kinezët deklaruan se, studimi i këtyre teksteve ishte përfshirë në programin hapësinor që ata kishin. Ky ishte një nga rastet e para, kur një qeveri deklaronte se ishte duke punuar mbi projekte kërkimesh mbi anti-gravitacionalitetin.
Megjithatë, një prej epikeve indiane më të mëdha, Ramayana, ka në përmbajtje të saj një përshkrim të hollësishëm të një udhëtimi në Hënë, në bordin e një Vimana (ose Astra), dhe tregon një betejë të zhvilluar në Hënë me një Asvin (një anije e qytetërimit atlantis). Kjo është vetëm një evidencë e vogël në lidhje me kontrollin antigravitacional të përdorur në kohën e indianëve të lashtë, shkruan standard.al.
E ashtuquajtura Perandoria Rama e Indisë Veriore dhe Pakistanit, që i përkiste Indisë dhe ishte një komb shumë i madh, me qytete të sofistikuara, shumë prej të cilëve vazhdojnë të zbulohen edhe sot në shkretëtirën e Pakistanit, në Indinë Perëndimore dhe atë Veriore.
Rama ekzistonte paralel me qytetërimin atlantis, qytetërim i cili drejtohej nga “udhëheqësit shpirtërorë të dritës”, të cilët ishin dhe qeverisësit e qyteteve. Shtatë qendrat më të mëdha të qytetërimit Rama, njihen në tekstet hindu si, “Shtatë qytetet Rishi”. Duke iu referuar teksteve indiane, njerëzit kishin fluturuar me makina fluturuese të quajtura “Vimana”. Këto ishin me dopio kuvertë, dritare anash dhe një kube qendrore dhe ngjanin nga forma me një pjatë të filxhanëve të sotëm, shkruan standard.al. “Udhëtonin me shpejtësinë e erës dhe lëshonin një tingull melodioz”, shkruhet aty. Kishte të paktën katër tipe të ndryshme të “Vimana”-s. Disa ishin si tip pjate, të tjera si cilindër në formë cigareje.
Si përfundim, përveç materialeve të shkruara që tregojnë ndërtimin e këtyre teknologjive nga Perandoria Rama, janë gjetur edhe referenca të ngjashme dhe episode që tregojnë imazhe dhe të dhëna për përdorimin e armëve dhe shkatërrimin e asaj perandorie me to.
Kur qyteti Rishi i Mohenjodaros u gërmua nga arkeologët në shekullin e kaluar, aty u gjetën skelete të shtrira në rrugë në pozicion dorë për dore, sikur kishin vdekur nga një vdekje e menjëhershme. Këta skelete, pas analizave të bëra, rezultuan me përqindje radioaktiviteti në nivele që nuk ishin hasur asnjëherë në Tokë, krahasuar me skeletet e Hiroshima Nagasakit. Qytete të lashta, ku muret e gurit dhe tullat janë shndërruar në qelq, janë gjetur në Indi, Irlandë, Skoci, Francë, Turqi e vende të tjera.
Nuk ka shpjegim tjetër logjik për shndërrimin e fortesave të gurit në qelq, përveçse një shpërthimi nuklear. Me shkatërrimin kataklizmik të Atlantidës dhe të Perandorisë Rama, duke u shkatërruar nga armë atomike, bota kaloi në një kolaps dhe në të ashtuquajturën “epoka e gurit”… dhe pas disa mijëra vjetësh filloi historia “moderne”.
Nine unknown Man (NUM) ose ndryshe Ashoka (per nder te themeluesit te tyre) eshte nje nga shoqerite hermetike, ezoterike nga me te vjetrat ne bote, shume e fuqishme qe atehere, dhe vazhdon edhe sot e kesaj dite te jete po aq e fuqishme.
Nente Mjeshterat e Ashokes, jane te panjohur, te paidentifikuar, dhe mbaje ne doren e tyre, te dije ezoterike, shkencore, alkimike etc etc….qe sigurisht ruhen me shume fanatizem qe keto njohuri te mos bien ne duart e gabuara, sepse do sillnin pasoja te renda per njerezimin.
Eshte interesante numri 9, ky numer haset edhe ne shoqeri te tjera hermetike, qe kane luajtur rrol shume te rendesishem ne historin e mbare njerezimit, shpesh here nisur nga qellime, Misione te larta Hyjnore ne drejtim te evolucionit njerezor, por qe ne disa raste per shkaqe te ndryshme kane devijuar ne pasoja katastrofale.
Nuk flitet shume per NUM, por pa dyshim eshte nje nga shoqerite me te fuqishme hermetike prej mijevjecaresh dhe vazhdon edhe sot e kesaj dite, sigurisht jo vetem, por edhe ne bashkepunim edhe me shoqeri te tjera te fshehta.
Magit jane shume me te hershem dhe mendohet se jane po ashtu ruajtesit e sekreteve te Zep Tepit (epokes se arta para dinastike qe sipas Manethos ka filluar mbi 30 mije vjet me pare).
Sipas Plinit, Druidët janë Magët e Gaulve dhe Bretonëve. Sipas librave mbi antikitetet Indiane, flitet për një afinitet të madh të Brahmanëve dhe Druidëve në mënyrat e njohurive dhe si i arrinin ato, metodë kjo që mund të zgjerohet tek Kaldejtë apo priftat e Thrakëve.
Sipas librave nën emra të ndryshëm ATA (Mage, Druide) njihnin një Zot, ai që krijoi gjithçkah, Zot i gjithësisë, i mësuan të tjerëve doktrinën e Providencës Hyjnore, pavdekshmërisë së shpirtit, përgjegjësinë morale dhe shpërblimin pas vdekjes./standard.al