Bruksel/ Antonio Tajani – Basha : Përkushtim dhe mbështetje për Shqipërinë

0
167

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili ndodhet në Asamblenë Politike të EPP-së në Bruksel, ka zhvilluar një takim dhe me Presidentin e ri të Parlamentit Europian, Antonio Tajani. Basha tha se Tajanin shprehu përkushtimin e tij për të mbështetur Shqipërinë.

“Presidenti Tajani i ka dhënë një ndihmë të madhe Shqipërisë si Zëvendës President dhe Komisioner i Komisionit Europian. Ai më shprehu përkushtimin e tij për ta mbështetur Shqipërinë edhe nga kjo detyrë e re.”, tha Basha.

Më herët Basha, i ftuar në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane, Basha ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të mbështesin fitoren e PD-së në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

Sipas tij, një nga qëllimet kryesore të takimit është bashkërendimi i aktiviteteve politike gjatë këtij viti, i cili për disa nga partitë anëtare është vit elektoral, përfshi CDU-në e Merkelit, republikanët francezë dhe Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here