10 fakte që nuk i dini për puthjen

0
374

Është e mirë, apo e keqe mënyra se si ju këmbeni puthjen? Çfarë ndryshimi ka të puthurit në kultura dhe popuj të ndryshëm? Si puthin japonezët, francezet dhe të tjerët? Më poshtë ju do të lexoni faktë nga më të çuditshmet për puthjen.

1- Një akt puthjeje ve në veprim 29 muskuj të fytyrës. Me fjalë të tjera, puthja mund të përdoret si një ushtrim efektiv për parandalimin e rrudhave në fytyre.

2- Të dashurit këmbejnë pështymën gjatë puthjes dhe dihet se ajo përmban disa lloje substancash, ku nuk mungojnë mikrobet, kripërat minerale, proteinat dhe të tjera përbërje. Bazuar në studimet e fundit, këmbimi i këtyre substancave gjatë puthjes mund të reflektojë në përmirësimin e imunitetit dhe prodhimin e antitrupave që e bëjnë më efikas bashkëveprimin e substancave mbrojtëse të organizmit kundrejt sëmundjeve të ndryshme.

3- Si rregull, 66 për qind e njerëzve i mbajnë sytë mbyllur kur puthen. Kurse pjesa tjetër kenaqet duke parë se si ndryshon fytyra e partnerit emocionalisht gjatë kembimit të puthjes.

4- Sipas statistikave amerikane rezulton se çdo grua amerikane ka puthur mesatarisht 80 burra përpara se të martohet.

5- Një puthje e shpejtë romantike mund të djegë 2-3 kalori, ndërsa një puthje franceze (me gojë hapur dhe kontakt të gjuhës) mund të djegë më shumë se 5 kalori.

6- Ndjeshmëria e buzëve është 200 herë më lartë se ndjeshmëria e mollezave të gishtërinjve.

7- Mendohet se burrat që i puthin gratë për t’i përshëndetur para se të dalin nga shtëpia, kur nisen për në punë çdo ditë, kanë avantazh në lidhje me të tjerët që s’e kanë këtë zakon, ata që thjeshtë mbyllin kanatin e derës e dalin. Thuhet se ata që përshëndeten me puthje jetojnë 5 vjet më shumë mesatarisht. Ndërsa burrat e tjerë kanë thënë se janë më të prirur për aksidente rrugore.

8- Një puthje pasionante për 90 sekonda ngre tensionin e gjakut dhe shkakton shpeshtimin e rrahjeve të pulsit. Ajo ngre gjithashtu nivelin e hormoneve në gjak dhe redukton një minutë nga jeta e personit.

9- Puthja franceze është quajtur “bashkimi i shpirtrave” në Francë. Nuk janë vetëm buzët që kryejnë këtë puthje, por është gjuha shumë aktive. Një puthje pasionante franceze është edhe ajo kur ndërveprojnë vetëm gjuhët.

10- Në ndryshim nga ajo që besohet në përgjithësi për puthjen e eskimezëve, ata nuk bashkojnë thjeshtë majat e hundëve, për të krijuar puthjen specifike të tyre, që bota njeh. Ata i hapin pak buzet përpara se të bashkojnë majat e hundeve. Dhe në këtë moment të shkurtër mbushen me frymë. Gjatë momentit kur bashkojnë majat e hundeve (që është në fakt puthja e tyre), ata lëshojnë ajrin që sapo thithën, në drejtim të njeri-tjetrit. Dhe arrihet kështu një shkembim i frymës, që vijon edhe gjatë kohës kur hundet tyre prekin faqet e njëri-tjetrit, pasi janë në perfundim të puthjes eskimeze. Një puthje eskimeze zgjat një deri në dy minuta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here